• |
ide | kryesore

Princ Harry fton ishin e tij në dasëm

Paparazzi, Slider



Chelsy Davy dhe Cressida Bonas janë dy prej femrave me të cilat Princ Herry ka pasur lidhjet më serioze përpara se të takonte dashurinë e jetës, aktoren Meghan Markle. Lidhja e princit me vajzat ka qenë serioze dhe me njërën prej tyre ruan ende miqësi. Chelsy Davy do të jetë pikërisht ishi që princi do të ftojë në dasmën e tij në maj, ndërsa me Cressida-n duket se nuk ka edhe aq marrëdhënie të mira. “Princi dhe Chelsy kanë mbetur shokë të mirë për një kohë të gjatë pasi i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata komunikojnë ende.”- janë shprehur burime pranë pallatit mbretëror.

Harry dhe Davy kanë qëndruar bashkë që nga 2005-2010, por diçka nuk shkonte tek ata si çift. “Ishte një lidhje që i kishte të gjitha brenda. E çmendur dhe e frikshme. Ndonjëherë aspak komode. Shpesh herë ndihesha në vështirësi, nuk mund të fuksiononim si çift. Do të jemi shumë shokë të mirë besoj.”- është shprehur ish-i i princit kur lajmi i ndarjes u bë publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *