• |
ide | kryesore

Sonte Sokol Balla fillon ‘Real Story’ dhe fut një kunjë për Top Channel

Lajme, Të fundit

“Topin e lamë tek Topi, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”. Kështu e ka komentuar sot në mbrëmje në lajmet e Vizion Plus, fillimin e emisionit të tij në këtë ekran gazetari Sokol Balla. Ai tha se qëllimi i vazhdimit të sezonit të tij nuk do të jenë lajmet scoop që qëmtojnë portalet, por gjetja e pse-ve për problemet që shtrojnë qytetarët.


Burime të Top Channel bënë me dije se Balla u largua nga ky ekran si pasojë e presionit që ushtronin drejtuesit e TV-së për të ndryshuar linjën editoriale nga pro në kundër qeverisë. Ndërsa drejtuesit e Top Channel që kanë bërë një kthesë të papritur editoriale pretendojnë se Balla nuk i përgjigjej frymës së re kritike ndaj Ramës.


Premiera në Vizion Plus do të shërbejë  në një farë mënyre edhe për të zgjidhur dilemën se kush kishte të drejtë.

©Lapsi.al

2 Comments

  1. NE TE VERTETE KY SERVIL I PUSHTETIT TE EDI RAMES TANI ESHTE NE VENDIN E VET, NE STROFULLEN EDRAMISTE TE DYLAKEVE DHE AL ALIt. TANI DO TA SHIHNI FYTYREN E TIJ REALE, TE SHEMTUAR MEDIATIKE.

  2. Nuk besoj se ka ndonje dileme kush kishte te drejte. Ky edhe ne intervisten e fundit te TOP-i mire qe nuk u shtri te lepinte kepucet e Rames vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu