• |
ide | kryesore

Timberlake i kushton një klip skandaleve të Hollywood, përfshin Harvey Weinstein (VIDEO)

F1, Paparazzi



“Supplies” – quhet videoklipi, në të cilin Timberlake ka mbledhur të gjitha gjërat që nuk shkojnë në botë për momentin dhe për të protestuar për ngjarje që ndoshta na prekin të gjithëve. Fillimisht, video fillon me Justinin të ulur përballë shumë televizorëve, ku shfaqen pamje të lëvizjes #MeToo, pamje të kronikave mbi Harvey Weinstein, video mbi racizmin, dhunën policore e fenomeneve të tilla. Në një pjesë tjetër të videos, një grua shfaqet e veshur me një bluzë ku shkruhet: “Kapini nga vagina!” – një referencë kjo e thënies së famshme të presidentit Trump. “Je i vdekur ndërkohë… Ti po fle! Zgjohu!”, – thotë në fund të videos një fëmijë i vogël me ngjyrë.

https://www.youtube.com/watch?v=M4vnmgZLA8s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *