• |
ide | kryesore

Bëri autogol/ Arrestohet pas 24 vitesh urdhëruesi i vrasjes së Eskobar (VIDEO)

Sport



Është vënë në pranga pas 24 vitesh urdhëruesi i vrasjes së Andres Eskobar, futbollisti i kombëtares së Kolumbisë. Ai u vra më 2 korrik 1994, vetëm 5 ditë nga eliminimi i Kolumbisë nga Botërori i SHBA-ve.

Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Bullgarisë disa futbollistë të kombëtares kolumbiane u kërcënuan me jetë. Ndeshja e dytë ishte kundër SHBA-ve, ku rezultoi fatal autogoli i shënuar nga 27-vjeçari Andres Eskobar.

Fitorja në ndeshjen e tretë në grup nuk solli asgjë të re dhe kolumbianët u eliminuan. Sapo u kthye në atdhe, Eskobar u qëllua me 3 plumba pistolete pas shpine.

Pas thuajse 24 vitesh në pranga ka përfunduar Santiago Gajon Henao, një trafikant droge, i cili dyshohet se ka dhënë edhe urdhrin për vrasjen e kapitenit të Kolumbisë. Pak ditë para se të vritej Eskobar kishte marrë një ofertë nga Milani. 

https://www.youtube.com/watch?v=yAd2brXDD7Q



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *