• |
ide | kryesore

CNN ngre pyetjen: Çfarë dëshiron Trump pas 1 viti në pushtet?

Kryesore, Planet



Ka kaluar një vit dhe ne nuk po flasim rusisht, nuk jemi në luftë me Korenë e Veriut apo Iranin. Nuk kemi ndryshuar marrëdhëniet tregtare me Kinën. Populistët e djathtë si Nigel Farage apo Marine Le Pen janë edhe më pak të rëndësishëm nga sa ishin në fillim të vitit 2017.

Por prap, pas një viti në pushtet, i gjithë Perëndimi ka një pyetje: çfarë dëshiron Donald Trump?

Botëa u paralajmërua se epoka e madhe e ndrydhjes amerikane po vinte, se SHBA-ja ishte lodhur nga mënyra si po përfitohej prej saj, se SHBA-ja ishte lodhur duke mbrojtur, këtu po citojmë fjalimin inaugurues të Trump, “kufijtë e kombeve të tjera teksa refuzojmë të mbrojmë tonin”.

Megjithatë, rezultoi se e vërteta ishtë më e komplikuar. Pas një viti mesazhesh në Twitter dhe kthesash të papritura, ende nuk është e qartë se ku qëndron realisht politika e jashtme e Trump.

Le të fillojmë me Iranin. Trump tha se donte të tërhiqej nga marrëveshja bërthamore. Presidenti u shpreh se ajo ishte “një nga marrëveshjet më të këqija” që ai kishte parë ndonjëherë. Megjithatë, deri tani ai është tërhequr dy herë nga vendimi për të shtuar sanksionet lidhur me marrëveshjen.

Qëllimi është të përshkallëzohet presioni mbi Teheranin nëpërmjet sanksioneve të tjera dhe të binden aleatët Europianë për të bërë vetëm lëshime të veçanta nën një “marrëveshje plotësuese”.

Por, edhe pas një viti, marrëveshja me Iranin ka mbetur e paprekur, nënshkruesit e saj europianë i qëndrojnë firmave që kanë vënë në marrëveshje, dhe retorika gjithnjë e më pak kërcënuese e Trump nuk përmban veprim. Ka zhurmë, por shumë pak ndryshim real.

Trump kishte shpresuar për një marrëveshje përfundimtare në Lindjen e Mesme. Megjithatë, kjo detyrë i është dhënë dhëndrit të tij që t’a negociojë privatisht. Palestinezët janë ofenduar publikisht nga SHBA, e cila njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Kjo ishte diçka që Trump premtoi të bënte kur ishte në fushatë, megjithatë ai nuk e përdori këtë vendim si mënyrë për t’a bërë qeverinë e Izraelit t’i bindet, për shembull për të frenuar ndërtimet e tyre në zonat palestineze.

Palestinezët duket se nuk duan t’a dëgjojnë më SHBA-në në procesin e paqes. Por, duke qenë se procesi i paqes ishte deri diku i marrë fund kur Trump mori detyrën, vendimi për Jeruzalemin nuk është se ktheu përmbys gjithçka. Jemi pak a shumë aty ku ishim, thjesht imazhi i SHBA-ve ka marrë një goditje tepër të rëndë.

Azia po shfaq sfidën më të papritur. Bisedimet e tanishme mes dy Koreve përpara Lojërave Olimpike dimërore po zhvillohen pa SHBA-në në tryezë.

Donald Trump thotë se retorika e tij e ashpër ushtarake plot “zjarr dhe tërbim” detyroi Korenë e Veriut të ulet në bisedime. Por, Koreja e Veriut është ulur në bisedime me aleatët e SHBA-së pa u detyruar të heqë dorë nga asgjë. Fitore e madhe?

Presidenti amerikan ka premtuar se do t’a zgjidhë këtë problem, por ne nuk e dimë se në çfarë mënyre, pasi opsionet ushtarake janë shumë të frikshme. Pas Olimpiadës mund të përfundojmë me një veri luftarak që mendon se mund të vendosë vetë se kur duhen zhvilluar bisedime, në vend që të bëjë lëshime për këtë mundësi.

Me Kinën, manjati i pasurive të paluajtshme që dikur shkruante se “ne duhet të bëhemi të ashpër me Kinën para se ajo të na shkatërrojë”, tani u kënaq me Presidentin Xi Jinping në Qytetin e Ndaluar, dhe herë pas herë i është lutur haptazi që Kina të ushtrojë më shumë presion mbi Korenë e Veriut.

Marrëdhëniet me Kinën janë pragmatike dhe komplekse, por jo shumë të ndryshme nga çfarë kanë qenë në vitet e Obamës.

Ka dy vende ku administrata Trump ka deklaruar një politikë specifike dhe po e zotëron.

Fillimisht, është deklarata e fundit e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, i cili numëroi pesë pikat kryesore që duhen plotësuar që Shtetet e Bashkuara të mos qëndrojnë më ushtarakisht në Siri.

Është shumë e vështirë që këto pika të plotësohen, pasi numërohen një sërë arsyesh që mund të bëjnë që një pjesë e trupave amerikane në veriun e Sirisë të qëndrojnë atje për disa muaj, për të mos thënë disa vite.

Është pikërisht e kundërta e asaj që aleatët e amerikanëve kishin frikë se një Shtëpi e Bardhë e lodhur dhe e ndrydhur do të bënte; të fuste forcat amerikane për një kohë të gjatë në një luftë që administrata e Obamës u mundua t’a shmangte. Por, gjithësesi ky vendim nuk është një ndryshim i madh, pasi ato trupa aty ishin kur Trump mori detyrën.

Në Afganistan, Trump artikuloi vetë një “strategji fituese”, por që edhe kjo nuk ndryshon shumë nga 16 vitet e politikave përpara tij.

Këtu shohim angazhim dhe një shtysë që po i jepet luftës, por kjo nuk është një qasje e re. Po u kërkohet ndihmë edhe aleatëve të NATO-s.

Pra, akoma na ka mbetur të gjejmë se çfarë ka ndryshuar vërtetë në anën tjetër të Atlantikut. Përgjigja është shumë pak. Ka shumë tërbim dhe tym, por shumë pak zjarr. (shprehje që i referohet deklaratës së Trump ndaj Koresë së Veriut, fire and fury; në shqip: zjarr dhe tërbim) 

Trump shpesh sillet si i zemëruar kur vjen puna tek sfidat e politikës së jashtme. Por, veprimet që ndjekin këtë zemërim nuk janë të tilla.

Është ngushëlluese për tifozët e angazhimit amerikan që SHBA nuk po tërhiqet me shpejtësi nga Atlantiku, sikurse kishte deklaruar edhe ish-strategu kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon.

Megjithatë, këta tifozë nuk duhet të fillojnë të dredhin zinxhirin. Shtëpia e Bardhë e Donald Trump ende nuk ka përjetuar një sfidë vërtetë të papritur përtej kufijve. Dhe Shtëpia e Bardhë e miliarderit ende nuk është përballur me zgjedhje të vërteta politike që përputhen me zjarrin e postimeve që ai bën në Twitter.

CNN, përshtati në shqip LAPSI.AL



4 Comments

  1. ky eshte proces zhvillimi i jetes ,permes interesit [padrejtesise ]ku imponohet nje konkurenc e ashper per domonim dhe sundim qe nga njeriu i thjeshte deri tek me i fuqishmi jan te gjith ne rralle por kemi dy zhvillime interesante ne te njejten kahje zhvillimi me elemente padrejtesie ku njeriu i dobet mbeshtetet tek vetja dhe duke vlersuar veten sjell ralitetin njerzore dobesin dhe egon e malle per pushtet dhe para sejcili te ket nen kontroll zhvillimin nese mundet ,por dy kajet percaktojne cilesit te ndryshme brenda llojit ku ato qe kan sundim dhe fuqi dominante ne bote paraqiten te ashper sepse duan ta ruajn sundimin dhe ato qe kerkojne te marrin sundimin te bute ,,dhe terheqes por ne esence asnjera pale nuk mund te sjellin dobi vecse dem per te gjith shkaqet sepse normalitetin dobit zgjilljet i sjellin domosdoshmerit jo interesat ku interesi i nje pale per dicka behet padrejtesi per palet tjera shpresoj ,qe liderita tane me ndikim te ndryshojne duke u bere me te bute ,qet arsyeshem dhe me parimore ,sepse keshtu pasohen dhe rendimenti dobit sukseset paqa,ky eshte mendimi im ne fjalen e lire pa pengesa por mundesi kujtese dhe dobishe

  2. Terheqja nga marreveshja e Parisit per klimen mesa duket nuk i beka pershtypje as nje media liberale. Edhe CNN qe kur u shfaq Trump eshte reduktuar ne fire&fury.

  3. E bën tepër të dyshimtë ndershmërine e qëndrimit kritik ndaj presidentit aktual të SHBA, z.Trump, tendenca e theksuar për të përzgjedhur fotografi qe e paraqesin portretin e tij fizik të përçudnuar.
    Mendoni se ç’mund të bënin mediat nëse do të ishin të prirura që të paraqisnin të karrikaturuar fytyrën e plakut 86 vjeçar Soros.
    Kjo mënyrë flagrante e panderëshme e të bërit propogandë me gjetje fotosh selektive e të përpunuara enkas , është një tregues i mungesëes së argumentit.
    Duket se sëbashku me akuzat e pa provuara për te se ai është një përfaqesues i “racistëve të bardhë”, ka një tendencë deri qesharake për ta paraqitur “të bardhën” si të shëmtuar e “te zezën” si të bukur.
    A nuk është ky lloj abuzimi naiv, nje farë racizmi në të kundërt ?
    Pra që njerëzit me ngjyre të urrejne të bardhët ?
    Padyshim se nuk luan asnjë rol në formimin intelektual e demokratik ngjyra apo raca e cilitdo politikani.
    “I bardhë” ishte diktatori nazist Hitler që bëri aq shumë krime. Por ka me dhjetra diktatorë “të zinj” në Afrikë që kanë bërë krime barbare ndaj popujve të tyre.
    Më pat bërë përshtypje se pas disa konfrontimesh të dhunëshme me motive raciste në SHBA, propoganda mediatike pat sulmuar Trumpin se pse ai paskej bërë thirje të dy palëve konfrotuese pë të hequr dorë nga dhuna.
    Po cfarë duhet të bëjë një president i një vendi me popullsi heterogjene ?
    Të mbështesë dhunën e një pale e të dënojë vetëm dhunën e palës tjetër ?
    Detajet për fajet e për shkaktarët e dhunës, është drejtësia ajo që duhet ti hetojë e ndëshkojë e nuk ka sepse ti kërkohet presidentit të bëje kryeprokurorin e kryegjykatësin për të veçuar fajin tek një palë.

  4. i nderuar komentues albi ,un nuk kam ndonje paragjykim ,per asnje krijes te zotit ,perkundrazi i respektoj si dinjitet njerzore ,z, trump eshte nje president jashtzokonisht i zgjuar saqe ua kalon xhum xheneratave te kohes ,por sukseset vin se si e shfrytezon ne cfar linje ,mbasi ka dy rruge te krijuara nga zoti drejtesia ,dhe padrejtesia te trete nuk ka ,ku sejcila rruge ka dilesit e veta ne zhvillimin e vet ,padrejtesia ka cdo dem pasoje kurse drejtesia cdo dobi sukses ,jan te krijuara te paracaktuara jan fiktive precize efikase ,jan ligje zhvillimi qe nuk mund te mohohen fetarisht psikologjikisht filozofikisht shkencerisht dhe praktikisht ,jan pasqyra e se vertetes ,sejcili lider i ka ne dore te verteten po te doje ta dije dhe ndjek nuk i ndal askush kjo eshte zgjellje dhe pranim i lire ,por per sejcilin banore te tokes cfardo te flasin puna qe vepron tregon te verteten per drejtesi apo padrejtesi,sepse fjala ka pasqyrim punen dhe puna dallohet ne cilesi dobi ose dem qe tregon se fjala ishte drejtesi apo padrejtesi qe solli punen sepse zhvillimin se menaxhon as kontrollon populli njerzit e thjeshte por cdo shtet kan hapsire te caktuar kontrolli dhe menaxhimi ,kuptohet qe mes popujve dhe kombeve vlerave kulturave procesi zhvillimit te jetes ne menyre te vazhdueshme impulson ,si ndjeshmerin e drejtesise si dobi per tu ndjekur si kritiken ndaj padrejtesise si veprim qe duhet analizuar dhe ndalur impulson marrveshje rregullimi , mes popujve kulturave feve per permirsim ecuri shvillim asgje ne bote per ket ralitet nuk erdhi brenda dites apo largohet brenda dites dhe askush nuk duhet akuzuar share fyer ,por me sejcilin duhet folur ne menyren me te bukur pelqyeshme pershtateshme dhe pranueshme sepse ne nuk jemi gjithkueshi por krijesa te dobeta ,qe dobit zgjilljet qe nga krijimi u unifikuan ne unitet ,qe do thot nga zhvillimi procesit te jetes nuk duhet te ndjehet askush i tepert apo i pavlere ,as i miri dhe as i keqi mbasi i keq njeriu behet nga mosnjohja e te mires nga mosformimi dhe padituria duhur ,kurse i mire behet nga njohja dhe zhvillimi i te mires ,ku ne mes dyjave qendrojne mundesit e bindjes pendimit ndryshimit permes vlerave tolerances mirkuptimit marrveshjes ndihmeses ,bashkpunimit ,jane nje larmi njohjesh dhe veprimesh te rruges bindese mirkuptuese qe tjetrin e afron ne vlersim te ralitetit ndarjes problemeve dhe orientimit te zgjilljeve me parime te drejta dhe marrveshje te drejta baz ligjeve te zhvillimit qe sjellin dobi per te gjith,persa i perket dituris drejtesise rregullimit ndernjerzore njerzimi e ka ne duar nuk i mungon ,persa i perket aftesise dhe mundesis njerzore po ashtu dhe kjo nuk mungon ,ceshtja eshte tek interesi njerzore ,kjo eshte pjesa me e lehte ne kuptim ,por duhet qe te jete menyra per te bindur tjetrin qe padrejtesia nuk ka dobi me argumenta fakte qe ta pranojne me bindje qe keshtu eshte si e drejte pas kesaje ,mbetet marrveshje mirkuptimi me parime te thektesuara ne baze nevoje te ndersjellte pa ju demtuar lirit dhe te drejtat e askujt ky eshte mendimi im permes fjales se lire si rrug pa penges dhe kritere ,por mundesi kujtese per tu pare dhe analizuar ato qe kerkojne dobi ,mbasi gjith analizen un e bera se cila sjell dem apo dobi drejtesia apo padrejtesia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *