• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Heroina e kapur në Kapshticë u gjet në autobuzin e oficerit të policisë (Emri)

Lajme, Të fundit

Rreth dy kilogramë heroinë janë gjetur të fshehura në një autobus me shqiptarë nga policia greke ditën e sotme. Autobusi i kishte shpëtuar kontrollit të Policisë Kufitare në Kapshticë, por nuk mundi të kalonte në doganën greke.


Policia Kufitare shqiptare pati informacion se në këtë autobus po trafikohej heroinë. Pavarësisht kontrollit fizik të kryer në automjet, si dhe skanerit, Policia Kufitare e Kapshticës nuk arriti ta zbulojë atë.


U desh kontrolli i detajuar me skanerin e specializuar të palës greke, i zbuloi lëndën narkotike të fshehur në autobus. Pas kësaj, u shoqërua nga policia shoferi i autobusit, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.

Ndërkohë, mësohen detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje. Heroina u gjet në një autobuz të linjës ‘Metro’. Mësohet se kjo linjë është nën pronësinë e një personi nga Korça i quajtur Edmond Çela.

Ky i fundit është një oficer policie në detyrë dhe mban postin e shefit të hetimit të krimit në drejtorinë e kufirit dhe migracionit në Korçë.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu