• |
ide | kryesore

(FOTO) 10 të vdekur nga moti i keq në Europë, kaos me trenat e aeroportet

Planet



Moti i keq që ka goditur Europën ka shkaktuar këto ditë të paktën dhjetë të vdekur në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani. Avionët kanë pasur probleme në ulje, linjat hekurudhore janë paralizuar ndërsa disa aeroporte kanë shtyrë fluturimet ndërsa.

Era e fortë ka ndaluar trafikun ajror për disa orë në mëngjes në aeroportin e Amsterdamit, një nga shpërndarësit kryesor të fluturimeve në Europë. Disa fluturime janë anuluar gjithashtu në Gjermani në aeroportet e Dyseldorfit dhe Mynihut.

Stuhitë e fuqishme kanë goditur vendet e veriut të Europës me erërat që arrijnë deri në 200 km/h.

Holandë – Deri tani numërohen 3 të vdekur dhe 1 i plagosur, të gjithë të goditur nga degët apo pemët e shkulura nga era. Përveç fluturimeve të pezulluara në aeroportin Schiphol, është ndaluar edhe lëvizja e trenave përgjatë hekurudhave kombëtare.

Belgjikë – Tërbimi i motit ka shkaktuar vdekjen e një gruaje e cila u zu nga një pemë teksa udhëtonte me makinë në juglindje të Brukselit. Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur në Antverp, duke përfshirë një grua në gjendje kritike pasi u godit në kokë nga një objekt metalik. Qarkullimi i trenave të shpejtësisë së lartë është ndërprerë gjatë gjithë ditës. Përveç kësaj janë regjistruar 20 aksidente. Ka qenë i vështirë angazhimi i zjarrfikësve.

Gjermani – Dramatik ka qenë bilanci edhe në Gjermani, ku uragani “Friederike” ka vrarë të paktën 6 persona, duke përfshirë dy zjarrfikës të përfshirë në operacionet e shpëtimit. Rajoni më i prekur është ai i Vestfalisë veriore, ku janë regjistruar 3 viktima.

Britani e Madhe – Stuhia ka përfshirë gjithashtu Britaninë, ku janë goditur vende të lindjes me erën që ka tejkaluar 130 km/h. Në total pothuajse 50 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në disa komunitete të izoluara rurale.

Francë – Dëmtime për shkak të motit të keq ka pasur edhe në veri të Francës, ku të paktën 3 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *