• |
ide | kryesore

Ish-zv.ministrja e Financave, femrave: Mendimi i parë i shefit është çfarë keni poshtë fustanit…

Lajme, Të fundit



Ish zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj ka bërë një koment pikant në lidhje me debatin e ngacmimeve seksuale. Ajo ka treguar një histori të sajën nga koha kur jepte mësim në fakultet ndërsa u ishte drejtuar vajzave se kur të nisnin punën, mendimi i parë i shefit do të ishte se çfarë kishin poshtë fustanit.

Komenti i plotë.

Debati i fundit për ngacmimet seksuale me kujtoi një histori te vjetër.
Kur jepja mësim në një universitet në fund të semestrit bëhej vlerësimi i pedagogut. Ndërgjithë komentet plot batutë e humor ca syresh edhe ironik të studenteve te mi më bëri përshtypje një prej tyre qe nga konteksti ishte i një vajze: “Profesoresha është shumë tolerante me cunat ! Vajzave ua nxiu jetën!” Kishte te drejte.

Leksionin e fundit ju drejtova vajzave te kursit me keto fjalë: “Vajza te dashura! Eshte e vertete jam shume kerkuese me ju . Po a e dini çfarë u pret sa te dilni nga këto auditore? Nje realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Te bukura te reja 70% e juaja do te gjejne nje shef mashkull ne zyren e pare. Mendimi i pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete është “çfarë fshihet poshtë fustanit” e vetëm me zotësi e besim tek vetja do te mund ta përqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini.

Bota jashte eshte vanitoze te dashurat e mia. Ne kete vanitet mbytës cdo gjëje i vihet një çmim. Edhe juve do perpiqen tu vendosin një çmim, një rrogë më të mirë, karrierë më të shpejtë, do jeni gjithmonë në tundimin për të qene ju ylli në ngjitje. Por është vetëm çmim, jo vlere. Duhet te jeni te përgatitura, inteligjente, te zonjat e vetes, te afta per ti shpetuar ketij rrethi vicioz. Edhe e fundit asgje mos kerkoni deshperimisht ne kete jete pervec pavaresise edhe integritetit.

E keto te dyja mund ti keni vetem kur e keni koken plot, edhe keni me shume per te ofruar sesa bukurise, edhe trupit. Prandaj jam kerkuese me femrat e do vazhdoj te jem”.



4 Comments

  1. Shume e sakte Erena, dhe faleminderit per historine tate.

    Ne shqiperi akoma dominojne meshkujt neper postet e larta (mentaliteti osman), dhe megjithese te gjithe e dime qe ata nuk e meritojne, nga dituria jane qullavece dhe nga zotesia jane cuna mamaje..
    Une e shikoj kete ndryshim dhe ketu ku jam ne evrope (Uni. Copenhagen), te gjithe ata studente qe vijne nga shqiperia dhe ballkani, rreth 80% nga ata qe dalin me rezultate te mira jane femra.

    Nje dite dhe ne shqiperi do rrespektohet dituria dhe zotesia, dhe seksi do jete i barabarte.

  2. Ne jete me eshte dashur te punoj me eprore femra. Kane qene kot fare. Xheloze, te paafta dhe te motivuara vetem si e si te krijojne atmosfere mbytese per te tjetet ne menyre qe te mos bejne kurre perpara. E konsideroj veten te pafat qe pjesen me te mire e produktive te jetes e kalova me keto mediokre.

  3. Mesazh patetik i një mëndje të sëmurë që nuk rri do pa vëmëndje tani që është pa postet e pamerituara e që ngazëllehet kur e citojnë me ish Drejtoreshë apo ish Zv. Min pavarësisht se nuk i ka mbushur 6 muaj në secilën detyrë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *