• |
ide | kryesore

Kapshticë, shefi i policisë tenton të trafikojë 2 kg heroinë drejt Greqisë

Kryesore, Lajme



Personi që shihni në foto është Edmond Çela, me detyrë shefi i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Korçës. Në linjën e autobusëve të linjës ‘Metro, e cila është në pronësi të tij, sot u kap në Kapshticë rreth 2 kilogramë heroinë. Droga ishte fshehur në autobus. Ky i fundit i kishte shpëtuar kontrollit të Policisë Kufitare në Kapshticë, por nuk mundi të kalonte në doganën greke.

Policia Kufitare shqiptare pati informacion se në këtë autobus po trafikohej heroinë. Pavarësisht kontrollit fizik të kryer në automjet, si dhe skanerit, Policia Kufitare e Kapshticës nuk arriti ta zbulojë atë.

U desh kontrolli i detajuar me skanerin e specializuar të palës greke, i zbuloi lëndën narkotike të fshehur në autobus. Pas kësaj, u shoqërua nga policia shoferi i autobusit, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.

Ndërkohë mbrëmjen e shkuar në pikën kufitare të Muriqanit u kapën rreth 4.5 kg heroinë, e cila po tentohej të trafikohej drejt Malit të Zi. Policia arrestoi 57-vjecarin Petraq Greku, i cili e kishte fshehur drogën në gomat e automjetit tip ‘Renault’.



3 Comments

  1. shef ka agron fatmir gramoZ edvin tahir shullaz balil RAMEN.keta jo qe luftojn krimin por krymbin e kan mbrenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *