• |
ide | kryesore

Mali i Zi në zgjedhje presidenciale më 15 prill

Lajme



Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të zhvillohen më 15 prill. Vendimi u mor nga kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç.

Në rastin kur asnjëri prej kandidatëve nuk fiton mbi 50% të votave, do të zhvillohet një raund tjetër.

Presidenti aktual, Filip Vujanoviç, e ka mbajtur këtë detyrë për tri mandate pesë-vjeçare të njëpasnjëshme dhe nuk ka më të drejtë të garojë. Vujanoviç ishte presidenti i Malit të Zi që kur ky vend u shkëput nga Serbia në vitin 2006.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *