• |
ide | kryesore

Parrullat antishqiptare në Manastir, reagon qeveria shqiptare

Lajme, Të fundit



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për parrullat antishqiptare në Manastir. Përmes një deklarate, MEPJ kërkon autoriotetet maqedonase që autorët të vendosen para drejtësisë. Më poshtë deklarata e plotë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve.

Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve.

MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjësisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.



1 Comment

  1. shteti shqiptare do ishte me mire amendimin e njohjes se shtetit hibrit maqedonasi po ashtu dhe marrveshjet me greqin per minoritetet ,dhe malit te zi si shtete te pamerituara ne trojet shqiptare ,deri ne zgjilljen e ceshtjes se padrejtesive historike qe mbahen peng trojet shqiptare padrejtesisht te vihet e drejta ne vend me pas le te diskutohen ecurit shqiptareve u takon me te drejte administrimi territoreve te para 1913 pavarsisht te popullsive qe ndollen ne to me pas diskutohen te drejtat njerzore ,ky eshte mendimi im fjales se lire pa pengesa dhe mundesi kujtese per zgjillje dobi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *