• |
ide | kryesore

Rama-Tsipras takohen në muajin prill?

Lajme, Të fundit



Kanë nisur sot në qytetin e Korçës raundi i dytë i negociatave mes Greqisë dhe Shqipërisë për zgjidhjen e çështjeve të mbartura mes dy vendeve. Delegacionet kryesohen nga dy ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Ndërkohë mësohet se në këtë takim do të ketë dakordësim për marrëveshjet mes dy vendeve, të cilat pritet të nënshkruhen në muajin prill, kur do të ketë një takim Rama-Tsipras. Për momentin nuk dihet ende me saktësi  se ku do të zhvillohet takimi, në Greqi apo në Shqipëri. Cështja më delikate është marrëveshja për detin, ndërsa duket se s’do të ketë përparime sa i përket çështjes çame.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *