• |
ide | kryesore

Xhafaj: Ka policë inkriminuar, të korruptuar dhe të paaftë  

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se në radhët e policisë ka efektivë të inkriminuar, të korruptuar dhe të paaftë.

Duke folur për vetingun në polici, Xhafaj u shpreh se ka ekzistuar një ide që kur nisi reforma në drejtësi.

“Duke parë nevojën në polici, çuan në këtë angazhim publik për të bërë një proces vlerësimi në radhët e policisë. Përtej historive të veçanta, unë mendoj se në radhët e Policisë së Shtetit unë mendoj se ka shumë njerëz që janë të aftë dhe të ndërtuar.

Ne nisëm vettingun në gjykata dhe prokurori, por menduam se ishte shumë e rëndësishme që ky proces të niste edhe në polici. Të dhëna të shumta tregojnë se në radhët e policisë ka efektivë të inkriminuar apo të korruptuar, por edhe të paaftë”, tha Xhafaj në emisionin “Kapital”.

Sipas ministrit të Brendshëm, kjo përfshihet edhe në raporte, e thonë shumë agjensi të huaja, por edhe opinioni publik ka treguar se policia duhet të pastrohet.

“Vetingu mund të zgjasë dy vite dhe është i drejtuar në dy faza. Faza e para është për oficerët me grada të larta. Kam parasysh, anën profesionale, lidhjen me krimin dhe anën morale. Do të shikohet  dhe për pasuritë e çdo kujt, pasi mund të kenë pasuri që kalojnë në qindra fishin e rrogës që marrin.

Sapo kemi mbyllur projekti ligji, dhe në fund të këtij muaj do të jetë në dyert e Kuvendit”, tha Xhafaj. ©LAPSI.AL 



9 Comments

  1. Vetingu ne polici eshte gjeja me e mire qe mund ti behet rendit dhe sigurise dhe rrjedhimisht edhe popullit per mendimin tim.

  2. Njohja e problemit eshte nje nga hapat e pare dhe serioz qe tregon se realisht do ndryshoj situata ne polici.

  3. Asgje me shume nuk ka policia e gjemanis ose frances para nesh. vetem qe aty vettingu eshte bere vite para. Sot po ndodh ne shqiperi edhe ktu ka njerez punetor me deshiren e mire per te punuar

  4. Shqyr ti pastroj njeher e mire ta policat e hashashit dhe ky na ka treguar qe e ben, i flet puna ktij ska llafe

  5. Akademia e sigurise ka prodhuar te rinj shume te talentuar dhe per mua aty fillon ndryshimi. Kur dalin te rinj kaq te mire eshte edhe me e thjesht procesi i vetingut.

  6. Po mor popull dele se shifni sa bukur jane tuj ba vetingun kriminelat do bajne veting what a fucking joke

  7. Nuk mjafton vetingu! Te futen ne burg ata police qe kane bere para te pista si cdo qytetar tjeter. Vetingu i le ta shijojne pasurine e vjedhur, te hapin biznese etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *