• |
ide | kryesore

Ben Blushi tërhiqet nga politika

Kryesore, Lajme



Pas mosmarrëveshjeve me Mimoza Hafizin, Ben Blushi themeluesi i LIBRA, tërhiqet nga drejtimi i kësja partie. Ai e ka bërë publik këtë vendim përmes një letre publike. Blushi shkruan se Libra nuk mundi të bindte shumë shqiptarë të ndahehsin nga partitë e vjetra. Sipas tij kjo parti nuk dëmtoi askënd në zgjedhje, por përkundrazi u dëmtua vetë. Ai thotë se është i shqetësuar nga aftësia e shqiptarëve për mbrojtur me votë njerëz të ligj. Më poshtë letra e plotë e Blushit.

PËRSE TËRHQEM NGA DREJTIMI LIBRËS.

Kur ftova shume njerez ti bashkoheshin idese se Libras kam premtuar se Libra nuk do ishte kurre partia ime. Ka ardhur koha qe kete premtim ta mbaj duke u terhequr nga drejtimi i Libras, partise qe krijova me shpresen se Shqiperia do fitonte nje instrument lirije qe nuk e kishte njohur. Sot me vjen mire te kujtoj, se si dhe sa shpejt u kthye Libra ne nje mjet te jashtezakonshem njerezish te zakonshem. Diten e pare isha nje, kur e vendosem ishim 10, kur e themeluam ishim 100, kur e shpallem 1500, kur e regjistruam si parti 3000, kur votuam se brendshmi 4000, kur shkuam ne zgjedhje 8 mije dhe kur dolem nga zgjedhjet 20 mije. E gjitha kjo ndodhi vetem ne shtate muaj nga Nentori 2016 deri ne Qershor 2017. Shpejtesia ishte aq e madhe saqe rruga here pas here nuk dukej, cka i beri disa te ndalojne dhe disa te shkojne deri ne fund te hutuar dhe te lodhur.

Si ne cdo aventure edhe ne paguam cmimin e njohur te se panjohures. Megjithe pasionin njerezor qe investoi, Libra nuk arriti dot te bindte shume shqiptare te ndaheshin nga dyqani, nga dhuna nga shemtia, ligesia dhe kotesia e partive te vjetra. Ne nje gare te pandershme zgjedhore pasi u masakrua, dhe u grabit ne menyre te organizuar Libra u rendit partia e peste ne Shqiperi por padyshim e para, si partia me e varfer, me e drejte dhe me e denje. Libra ishte ne opozite me te gjitha partite dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozites. Libra eshte partia e vetme ne Shqiperi,qe nuk ka bere asnje dem,nuk ka bere asnje krim, nuk ka futur asnjeri ne pune,nuk ka hequr asked nga puna dhe nuk I ka marre kujt asnje cent.

Mijera shqiptare qe e ngriten dhe e votuan duhet te jene sot krenare se krijuan dicka qe, nese nuk u dha dot gje, te pakten nuk u mori asnje gje. Libra ishte dhe mbeti e lire nga cdo borxh. Mua personalisht Libra me ndihmoi ti njihja me mire shqiptarët dhe pa dyshim dhe veten time. Nuk kam sot asnje droje te them se Libra me provoi dicka per te cilen dyshoja. Shqiptaret nuk e duan opoziten. Ata i besojne me shume te djeshmes se te nesermes. E vjetra i qeteson,e reja i shqeteson. Ate qe ishte e cmojne, ate qe vjen e nencmojne. Une e kuptoj kete zakon, pavaresisht se nuk e mirekuptoj. Shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet, duke menduar se cka eshte e forte eshte edhe e drejte dhe cka eshte e drejte eshte gjithnje e dobet.

Zgjedhjet e fundit ishin nje zhgenjim per mua kur pashe se si shume qytete votuan banditet dhe grabitesit duke u krenuar me zgjedhjen e tyre. Nuk me ka habitur kurre aftesia e vendit tone per te prodhuar njerez te ligj, por nevoja per ti mbrojtur ata me vota me shqeteson. E keqja qe mbrohet nga populli me vota kthehet ne menyre jetese dhe behet edhe me e keqe duke u kthyer ne norme. Prandaj kam vendosur ta heq perkohesisht politiken nga artet e mia. Politika, sic njihet dhe ushtrohet sot ne Shqiperi, nuk me jep me shije dhe as motiv dhe une nuk bej gjera te cilat nuk i besoj. E dua shume Libra per ta demtuar me kete mungese besimi, prandaj kam vendosur te terhiqem nga drejtimi i saj. Duke falenderuar te gjithe ata miq brenda dhe jashte Libra qe me mbeshteten, jam I bindur se ka burra dhe gra, te cilet me pasion dhe me besim do hapin rruget qe deri tani duken te mbyllura.

Faleminderit

Ben Blushi.

 



11 Comments

  1. sjam tifoz i ketij, jam djathtas
    por ka plotesisht te drejte ne konstatimin qe askush nuk po e thote hapur:
    shqiptaret jane majtiste, mjerisht, ju ka ngec mrena sistemi qe ju nguli tocin ne bythe per kaq kohe
    sdine ndryshe
    sdun ndryshe
    pike

    1. Toci ne bythe eshte shume qejf, por une e preferoj me shume ne goje. Kshuqe mbaje mire me mua se te duhen votat e qendres per te fituar. Pidhin ta qish si i djathte qe je, por po ma le gojen thate mua, majtas do votoj se edhe pa leng s’rrihet.

  2. Puna eshte se ti je bute per tu ndesh me kucedren. Eshte xhungel dhe ligji i xhungles dhe jo Libra-t

  3. Po mirë se nuk bëhet qameti, sepse qarku i Elbasanit ka Taulant Ballën që e përfaqëson dhe e identifikon më mirë se Blushi.

  4. shqiptareve nuk i prishin pun ato qe largohen nga demi eshte dobi per ne pun na prishin ato qe po qendrojne duke na bere dem dhe ato qe njohin rruget e dobis dhe nuk nxisin popullin per dobi dhe vet si popull qe nuk fillojme te ndryshojme per mire ne cdo pikpamje ver veten familjen dhe shoqerin kjo eshte esenca

  5. Ajo që veçanërisht nuk më pëlqen në këtë deklaratë të Blushit, është se ai bën fajtor të gjithë shqiptarët që nuk e paskeshin kuptuar “gjeninë” e tij.
    Blushi haron se ky vend ka një histori të dhimbëshme diktatoriale komuniste.
    Ai ndonëse ne fillimet e përmbysjes së sistemit diktatorial, dha shenja të kundërshtise ndaj komunizmit (njelloj si Rama), në gjithë karrierën e mëpasme politike u rrjeshtua me ish partine e punes, që pati ndruar vec emrin në partia socialiste.
    Nuk është i imunizuar nga korrupsioni e deri edhe krimi, asnjë politikan i cfardo bindjesh politike.
    Por tashmë është e provuar, faktuar e dokumentuar, se diktatura që udhëhoqi Enveri në emër të Partisë së punes, ishte modeli më i egër, më korrupt e më kriminal në Europë.
    Është vërtetë paradoksale që një ndër popujt më të emancipuar të Europës, si populli gjerman, brohoriste deri në histeri kriminelin Adolf Hitler. E kjo ndodhi edhe me popullin më pak të emancipuar me frymën e parimeve demokratike, popullin tonë që brohoriste për Enverin.
    Por do të ishte e marrëzishme të akuzosh si popullin gjerman, ashtu edhe popullin shqiptar për fajet e propogandës helmuese të politikanëve.
    Jo zoti Blushi, nuk ta ka fajin populli shqiptar se “nuk të paska kuptuar” ty.
    Shqiptarët në pjesën më të madhe e kuptuan se ti nuk ke hequr dorë nga pelivanllëqet politike, kryesisht majtas.
    Në fushën e propogandës, ti nuk hoqe dorë asnjehere nga parimet bazë komuniste të luftës së klasave e luftës kundër kapitalizmit. Me shumë se meraku për Ramën se ai po e kriminalizonte shtetin shqiptar, në retorikën tënde ndihej kjartë dyshimi se mos ai po “tradhëtonte” idealet e “pastërta komuniste”, e ndërkaq, ashtu siç e pohon edhe vetë, armikun më të madh quaje partinë demokratike, partinë e parë opozitare me partine e punës.
    Për hir të së vërtetës duhet pranuar, se midis tufës së korruptuar të liderëve socialistë, nuk ka pasur fakte për ty që të të vecojnë e fajësojnë për korrupsion. Por ama është fakt se miqësitë i kishe me pjesen më të kompromentuar të ish partisë së punës e veç kësaj nuk ka kaluar pa u vënë re në opinionin publik, dyzimi apo më shqip mëdyshja në miqësitë e armiqësitë me Ramen, herë mik e herë armik.

  6. Zoti Blushi, faleminerit qe dhe nje inspirim se dicka mund te behej ndryshe, deri ne daten e zgjedhjeve me ke inspiruar, pastaj zhgenjyer, jo per faktin se nuk u zgjodhe deputet jo per faktin qe vota ime nuk u menaxhua sic duhej, por per nje arsye me madhore se kaq se vota e njezet mije qytetareve shqiptare tu duk pak, plus edhe nja 10 apo 20 mije te tjera qe Libra nuk gjeti mekanizmat ti mbroje, dhe as nuk tentoi pas zgjedhjeve ti zbardhe pervec dy tre xhirimeve te shoqeruara me nje status te vaket nga ju, edhe pse mese te vertete. Ju me aq pasion sa sulmuat qeverine para zgjedhjeve, me aq pasion duhet te mbronit deri ne 1 voten pas zgjedhjeve, dhe me zero apo 10 deputet te fituar ato njerez qe ju mbeshteten pa ju takuar njehere pa pasur asnje interes, madje dhe duke mos i premtuar voten ndokujt tjeter ne kembim te interesave te ndryshem duheshin perfaqesuar, misioni jot Blush ngeli pergjysem, inspiruat ndryshimin, por nuk u tregove dot ne lartesine e duhur per te dale mbi zhgenjimin personal, dhe per te qene nje alternative reale e ndryshimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *