• |
ide | kryesore

Dëshmon vajza e badigardit shqiptar të vrarë në Gjermani: E vranë për gjakmarrje

Lajme, Të fundit



Në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Verden lidhur me vrasjen nga hakmarrja që ka ndodhur në janarin e vitit të kaluar në Viselhövede, një dëshmitare 19 vjeçe ka konfirmuar atë që supozohej: se vrasja ka ndodhur nga gjakmarrja. E gjithë tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri. Babai i dëshmitares, tashmë i vrarë, si punonjës i sigurisë në një diskotekë i kishte nxjerrë dy të rinj nga lokali. Kur këta pas pak paraqiten sërish, në parkingun para diskotekës fillon sherri në mes tyre dhe rojës, me ç’rast ky i fundit qëllon njërin prej tyre për vdekje.

Policia po atë natë e ka bastisur shtëpinë e familjes ndërsa nënën e vajzës e ka këshilluar që të kishte kujdes për familjen e saj. Qysh me rastin e varrimit të të riut të vrarë, njëri nga vëllezërit e tij ishte betuar se do të nxirrte hakun. Ky vëlla dhe personi i vrarë janë kushëri të të akuzuarit për vrasjen e kryer nga hakmarrja, në procesin e Verdenit. Ndërsa vajza që po dëshmon, tregon se së bashku me vëllezër e motra dhe me kushërinj, ishin strehuar te gjyshërit në fshat. Ndërkaq e ëma kishte mbetur të banonte në Tiranë ku, në gushtin e vitit 2012 kishte vdekur në mënyrë misterioze.

Familja e vajzës kishte provuar disa herë të merrej vesh me familjen tjetër. “Janë dërguar pleqtë e fshatit si ndërmjetësues për të realizuar pajtimin dhe paqen mes familjeve. Por ata janë kthyer mbrapsht nga familja e të riut të vrarë”. Në një gjendje të tillë, familja e saj është arratisur në Gjermani, ku nga fundi i vitit 2016 i është bashkuar edhe babai, pasi ka mbaruar vuajtjen e dënimit. Edhe pas kësaj kishin nisur përpjekjet për të arritur pajtimin, pasi familja e saj dëshironte të jetonte në paqe, thotë dëshmitarja. Por, më 9 janar 2017, babai i saj qe qëlluar për vdekje, në mes të qytetit Viselhövede, fare pranë një shkolle fillore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *