• |
ide | kryesore

Kontrolli i Lartë i Shtetit: Zhduken 24 pasuri të konfiskuara të krimit gjatë viteve 2016-2017

Lajme, Të fundit
klsh-655x356.jpg



Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se 24 pasuri të konfiskuara të krimit janë “zhdukur” gjatë viteve 2016 dhe 2017. Ky fakt është konstatuar pas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për periudhën 2016-2017. Në raportin që mban firmën e kreut të KLSH-së Bujar Leskaj mësohet se gjatë auditimit janë konstatuar mangësi dhe parregullsi në procedurat e dhënies me qira të pasurive që lidhen me mosaplikimin e saktë të elementëve të vlerës së pasurisë që jepet me qira, procedura jo të sakta gjatë veprimtarisë së administrimit të pasurive, që lidhen me, mangësi në procedurat e ndjekura për administrimin, inventarizimin dhe regjistrimin e tyre.

Grupi i auditimit, duke iu referuar datës së marrjes në dorëzim të pasurive konstatoi se, ka një diferencë midis pasurive të raportuara në raportin e aktivitetit të agjencisë dhe raportimit mujor të administratorëve të pasurive, për pasuritë që ata administrojnë, që konfirmon problematikën në këtë mënyrë regjistrimi. Kështu u konstatua një diferencë në numrin e pasurive të administruara, prej 15 pasurish për vitin 2016 dhe 9 pasurish në tetë mujorin e vitit 2017.



1 Comment

  1. Babagjyshet e vjedhjes se pasurise kombetare. A doni me per BELULIN?LUBITE, MAMUTHET, TE PA NGOPURIT JANE NE KETE QEVERI. C; far duhet te bejne tjeter?Vetem lekuraa na ka mbetur. A do soset ky durim, a do ta zgjatimm me shume kete heke? DERI KUR…A DUHET TE JETOI EDHE SHQIPTARI SI EUROPIAN,, Per kete po lufton ,por maskarenjte po e vjedhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *