• |
ide | kryesore

Policia jep informacion: Rrugët janë të hapura, por kujdes… (FOTO)

Lajme, Të fundit

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, në akset rrugore, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, si dhe në disa akse ka prezencë të dëborës.

Policia thotë se shërbimet e saj janë prezente në të gjithë akset problematike, ku orinentojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë.


Shiu, dëbora dhe errësira vështirësojnë lëvizjen dhe shtojnë rrezikun për aksidente rrugore.

Policia apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.

Si dhe në ato akse si rruga e kombit apo akse të thella malore ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës.

Në rast nevoje telefononi menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmoheni nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme, pasi në situata të rënduara nga moti dimensioni i Patrullave të Policisë Rrugore është ndihma automobilistike për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët në nevojë. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu