• |
ide | kryesore

Patozi: Për ata që qajnë dhe ata që gëzojnë nga ikja e Blushit

Lajme, Të fundit



Kanë qenë të shumta komentet pas vendimit të Ben Blushit për tu larguar nga drejtimi i LIBRA dhe nga politika aktive. Blushi argumentonte se “shqiptarët nuk e duan opozitën pasi tremben nga e reja duke parapëlqyer të vjetrën”. Një prej reagimeve interesante është edhe ai ish-deputetit Astrit Patozi që e sheh në një tjetër kënvështrim vendimin e Blushit. Në një koment të tijin (lexo të plotë më poshutë), Patozi thotë se edhe largimi i Blushit ka një anë pozitive. Sipas tij ai tregon kalbësinë ku është futur politika shqiptare.

PËR ATA QË QAJNË DHE GËZOHEN NGA IKJA E BEN BLUSHIT

Ka një dëshpërim të tepruar dhe të papërligjur për dorëheqjen e papritur të Ben Blushit. Ata që janë të keqardhur po e quajnë atë si një aksion politik të dështuar dhe gati po thonë se kjo është prova më e mirë se ky vend nuk bëhet.
Edhe vetë teksti i Blushit që shoqëronte vendimin i ka ndihmuar ata që të arrijnë në një përfundim të nxituar.
Megjithëse i jap të drejtë në disa aspekte, nuk jam dakord me parashtrimin e tij pesimist, i cili me shumë mundësi është ushqyer nga zhgënjimi prej një pritshmërie jo vetëm personale.

Natyrisht, janë të shumtë edhe ata që janë gëzuar para kohe. I përfytyroj sa të lumtur ndjehen, jo thjesht se kanë hequr qafe një rival apo oponent të bezdisshëm, por mbi të gjitha se mund ta përdorin atë si shembull për të dekurajuar këdo tjetër që mund të mendojë të prishi rehatinë e sulltanatit. Të cilët, pa asnjë diskutim, nuk janë të gjithë nga e majta.

Ndërsa unë mendoj të kundërtën. Që LIBRA është një histori për t’u konsideruar që të besosh më fort se kjo xhungël e egër politike mund të ndryshojë. Dhe se kjo është e vetmja rrugë për të nisur një lëvizje reformatore, që ta ndalë të keqen në këtë vend. Megjithë dilemat, mëdyshjet dhe kufizimet që mund të ketë pasur ajo, si forca më e re politike në Shqipëri.

Sepse ishte e vetme kundër të gjithëve dhe në një kohë fare të shkurtër arriti të jetë parti konkurruese. Pa llogaritur këtu copëtimin e votave nga dinosaurët e komisioneve të numërimit. Por nuk po i futem fare asaj llogarie.

Nuk dua ta quaj sukses, që të ruaj sensin e realizmit, por arritje sigurisht që po. Me plot gojën madje.

Natyrisht ikja, qoftë edhe e përkohshme, e Blushit nga politika nuk është një lajm i mirë për këtë shoqëri. Por si çdo e keqe që nuk vjen vetëm për keq, ajo mund të shërbejë edhe si moment reflektimi për këdo, për të parë më mirë se ku jemi katandisur.
LIBRA ishte përpjekja e parë serioze për të goditur drejtpërdrejt sistemin tonë të kalbur politik dhe jam shumë i sigurt që nuk do të jetë e fundit.

Sipas meje, ajo meriton respekt dhe vlerësim edhe pse nuk arriti të çojë në parlament asnjë deputet. Por ndoshta më mirë, se ky parlament është më domethënës dhe më kuptimplotë pa zërin e Ben Blushit. Sepse është pasqyra më e qartë e kalbëzimit të partive tona kryesore, të cilat sot dallojnë nga njëra-tjetra vetëm nga pozicioni që kanë në raport me tepsinë.

LIBRA ishte një eksperiment i shkurtër për të provuar edhe një herë se liria funksionon edhe në kushte të rënda.



3 Comments

  1. Sa na qenka bere gati z PATOZI per tu anetaresuar ne LIBRA’ po vajton largimin e BLUSHIT. por ferkon duart se mbase i hapet ndonj perspektive e re.Levdatat vlejne kur ka arritje, e suksese.Nuk kam ndonje mendim per partine e z BLUSHI, sepse si platforme ia vlente, por ne modelin e veprimittregonte qe ishte kondra pozites, e i bente opozite opozites,,,, e kjo i pelqen z PATOZI nga LIBRA e BLUSHI., mbasi rreflektimi i ketij [[DEMOKRATI]] me mendime te vonuara po na idhimbset partia e LIBRAS, e si opozitar i partise tij bashkohet me keqeardhje per BLUSHIN,,,,,SUKSESE TE DYVE.

  2. mendohet se do krijohet nje parti e te pa’kenaqurve ku flamurin do e ket Fatos Nano !! ku dhe beni & blushi do jen pjes e saje . mendoj se keta do ken shum sukses nen hijen e fatosit liberal si dhe tejeqja e te gjidh te majt dhe te djthte .kjo eshte nje strategji per te dopsuar nje parti per ta nxjer te trete ose parti ye vogel dhe te gjetha mundesit per tu ber paeti e trete eshte rilindja.pasi me shum do ket terheqje nga e majta ‘e pershendes Blushin pas takimit me Nanon u bind.

  3. Lodhja e Blushit si opozitar nuk na shkurajon. Rama mund ti gjej nje pune ne qeverine e tij te Rilindjes. Sa te kete qeveri te keqija opozicioni kunder te keqes nuk do shterret kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *