• |
ide | kryesore

Politikani serb: Vrasja e Ivanoviç i shërben regjimit në Rusi

Lajme, Të fundit



Nenad Canak, ish-kandidati për president i Serbisë dhe kreu i Lidhjes Socialdemorate të Vojvodinës, ka deklaruar për televizionin “Pink” se ngjarjet pas vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, shkojnë në favor të regjimit në Moskë.

“Shikojeni pak ç’po ndodh? Po rikthehet në qarkullim rregulli i vjetër i vrasjeve. Kush vret është i pari që dërgon mesazhin e ngushëllimit”, tha Çanak, i cili e ka cilësuar një “turp” vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos përfshirë Beogradin në hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës.

“Jam i sigurtë që dora që ka shkrehur këmbëzën e armës ndodhet në moçalin kriminal të Mitrovicës së veriut dhe është natyrisht brenda ambjentit serb, por leximi politik i këtij krimi i shkon për shtat interesave të Rusisë dhe kush është pas saj”, tha Çanak.

Politikani i njohur si properëndimor theksoi se është i çuditur se pse në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse flitej për zbulimin e veprave penale, ndërkohë që Moska nuk ka asnjë interes shtetëror apo juridiksion në Kosovë.



1 Comment

  1. kush i sherben krimit ,ai ka mbjellur krimin ,,dhe mbjellesi krimit nga vendi ku zhvillohet krimi jan te ndryshme por kan nje vijim ,per me se nje shekull krimi u mbjell rrit zhvillua dhe lulzon dita dites qe me coptimin etnik te shqiptareve nga autor dhe aktor keta jan fakte historike ,por qe ta mbajn kosoven peng permes krimit dhe akuzes dhe cdo forme tjeter eshte domosdoshmeri suksesi per te grabitur te drejtat njerzore ne kosove ne cdo pikpamje ,kjo hyn tek padrejtesia si kapitull ,nese serbet do deshironin respektimin e te drejtes hakut sic i duan per vete dhe per tjeret ,ta kishin pasur ,kete kulture ato nuk do te kishin pranuar trojet shqiptare me preteks se nuk kan kulturen e padrejtesise dhe nuk duan ti bejne padrejtesi askujt por duan paqe harmoni ,por edhe nese e pranuan xheneratat e kaluara sduhet ta pranonin keto xhenerata ,kete pergjegjsi dhe barre historike ,por shqiptareve do tu kishin kerkuar ndjese ,dhe do tu kishin kthyer trojet ,por keto ora ores shpikin nga dicka te re kunder shqiptareve ,dhe ne mezin e keti vijimi politikash qe jane fakte te pakontestueshme ,qe jan zhytur ne barbari kunder shqiptareve ,qendron dhe nje vrasje e nje lideri per te perfunduar ,planet djallezore ndaj shqiptareve me koficent me te shpejte dhe avancuar permes krimit akuzave force ose presionit dhe nenshtrimit ku te dyja kan deshtuar ,sheshazi edhe nese nuk zbardhet menjehere kush vrau ivanovicin e pergjillshja eshte se ai ndollej ne rrugen ku vrullshem ishte dallga e malle e planeve mafioze kundershqiptareve qe ,kjo dallge merr me vete cdo kundershtare dhe pengese ,,por fatkeqesisht ,duke marre totalisht ralitetin dhe historine hiqen vijat e drejta kuptueshem qe klanet mafioze kushdoqofshin ndaj shqiptareve ran ne kurthin e veprimit vet ku shqiptareve u ben dobi te kuptojne ralitetin pastert prekeshem dhe eklipson unitet mbar shqiptare per nje organizim mendimi dhe veprimi per te zhbere keto kurtha duke i prere rrugen cdo padrejtesie ndaj nesh dhe duke lene hapur vetem shtegun e te drejtes hakut vleres merites duke ju lene ne kujtese ,te gjith te padrejteve te kaluaren e bukur me padrejtesi dhe perfitime ne kurrize te shqiptareve si nje enderr na ishte nje kohe perfitimi njehere qe kurr me nuk do ta shikojne dhe gjejne me shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *