• |
ide | kryesore

Vuçiç hyn në Kosovë, pritet të bëjë homazhe në vendin ku u vra Oliver Ivanoviçi (FOTO)

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç me eskortën e tij, para pak minutave kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes. Vizita e tij ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Ndërkohë, ka ndryshuar agjenda e tij. Së pari ai do ta vizitojë manastirin Banjska. Pastaj nga ora 12:00, do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi.

Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, pastaj në ora 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

Kësisoj, Vuçiq është pritur nga policia e Kosovës dhe nga njësia e mbrojtjes së afërt e policsë së Kosovës e cila do të shoqërojë presidentin serb gjatë gjithë kohës në viziten e tij dy ditore./Indekosnline

Vuçic hyn në Kosovë, pritet të bëjë homazhe në vendin ku u vra Ivanoviqi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *