• |
ide | kryesore

“Eurosport”: Berisha, fantastik. Hysaj, me kokën lart! (VIDEO)

F1, Sport

Napoli ka marrë një fitore minimale 1-0, por të rëndësishme në fushën e Atalanta. Goli u shënua nga Mertens në minutën e 65-të. Në fushë për të gjithë takimin kanë lujtur përballë njëri – tjetrit futbollistët e kombëtares sonë, mbrojtësi Elseid Hysaj dhe portieri Etrit Berisha.


Të dy kanë marrë komente dhe vlerësime pozitive në fund të ndeshjes. “Eurosport” i jep Berishës notën 6.5, mjaft e lartë për një humbje duke shkruar për të: “Fantastik në pritjen e nojë goditjeje me kokë brenda zonës nga Callejon. Një pritje për ta vënë në kornizë”.


Edhe për Hysajn e Napolit jepet nota 6 duke shkruar: “Detyra për të përballuar Gomez e vë në vështirësi, por në përgjithësi del me kokën lart nga fusha në duelin me argjentinasin”. /lapsi.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu