• |
ide | kryesore

VIDEO/ Supergola në fitoren e Lyon ndaj “yjeve” të PSG-së

Sport



Lyon mposht 2-1 PSG-në. Nuk është thjeshj një fjali, por supersfida e kësajk javë ne kampionatin francez mes vendit të parë dhe atij të dytë ka dhuruar spektakël. Lyon kaloi i pari në avantazh që në minutën e 2-të me Nabil Fakir. Për parizienët barazoi Layvin Kurzawa në të 45-ën.

Për miqtë u bënë më të vështira gjërat pasio mbrojtësi Dani Alves la fushën pasi u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 57-të. Memphis Depay u bë heroi i Lyon pasi me supergolin e tij në minutën e 94-t u dha fitoren vendasve.

Pavarësisht kësaj humbjeje, e dyta për këtë sezon, PSG-ja vazhdon të jetë në krye të Ligue 1, me 56 pikë, 8 më shumë se Lyon në vend të dytë. ©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *