• |
ide | kryesore

“Ai e goditi, ishin duke u kacafytur”, flasin dëshmitarët që panë vrasjen e Arielës

Lajme, Të fundit



Ariela Murati u përlesh me Aldison Belulajn para se ai të nxirrte nga brezi një pistoletë pa leje dhe ta qëllonte në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Në pak sekonda, ai qëlloi edhe veten, para shumë dëshmitarëve, njëri prej të cilëve e rrëfen kështu ngjarjen para kameras së Televizionit Klan.

“Ai e goditi njëherë këtu, ishin duke u kacafytur. Ishin edhe dy vajza të tjera, njëra e mbante kështu në gjoks vajzën kur u vra. Debatonin që këtej ata rrugës. Dëgjova që u shti dy herë me pistoletë, pashë vajzën që ra atje, pashe dhe vajzën që ra në drejtim këtej.

21-vjeçarja, studente e Juridikut, ishte me të motrën dhe një vajzë tjetër dhe po shkonte në shtëpinë që kishte me qira pranë Universitetit të Mjekësisë, kur Belulaj, studenti i Infermierisë, u doli përpara. Por dy vajzat e tjera nuk mundën ta shpëtonin.

Një dëshmitar tjetër i tha Televizionit Klan se një shofer që kishte parë vajzën duke u konfliktuar me Aldison Belulajn kishte tentuar të ndërhynte, por kur kishte parë armën, ishte tërhequr.

Sipas hetuesve autori i krimit dhe viktima kanë përshkuar një distancë prej rreth 40-50 metra së bashku duke u konfliktuar dhe debatuar.

Sapo ka mbërritur pranë hyrjes së Universitetit të Mjekësisë, 23-vjeçari Belulaj ka nxjerrë armën. Ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Kemi dëmtime të rrënjës së hundës, kemi dëmtime intrakraniale, ose të trurit. Është një zonë goxha e madhe hemorragjike, nga ana e djathtë ballore, por më e keqja është enjtja e gjithë trurit”.

Edhe pse në Reanimacion, oficerët e policisë kanë kryer procedurat për arrestimin e tij, me akuzën e vrasjes me paramendim. Për të hedhur dritë mbi motivet, hetuesit po vijojnë me marrjen e dëshmive të personave të tjerë që mund të kenë pasur dijeni mbi historinë e dy të rinjve, që kishin qenë në të njëjtën shkollë në gjimnaz, në Zharrëz të Fierit. Dëshmitë e deritanishme flasin se shkak i vrasjes është bërë refuzimi që Ariela i bëri kërkesës së 23-vjeçarit për t’u lidhur me të./ Tv Klan



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *