• |
ide | kryesore

Aksidentet në 2017-ën, qytetet dhe grup-moshat më problematike

Lajme, Të fundit

Viti 2017 ka shënuar një rënie të numrit të aksidenteve me makinë, sikurse edhe të vdekjeve të lidhura me to.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017 kanë ndodhur 1.978 aksidente, nga të cilat, 222 persona humbën jetën, ndërsa 2389 të tjerë u plagosën.


Në vitin që lamë pas, katër të pestat e aksidenteve janë shkaktuar nga drejtuesit e makinave, shkruan monitor.

Sipas INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25-35 vjeç.

Tirana kryeson për numrin e të vdekurve nga aksidentet, e cila ndiqet nga Fieri, Durrësi, Lezha, Shkodra, Elbasani dhe në vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu