• |
ide | kryesore

Analiza/ Kur futbolli është si seksi

F1, Sport



Nga Ivan Zazzaroni

Futbolli, ashtu si edhe seksi mbetet të jetë një çështje centimetrash. E pranoj që jam gabuar pasi besoja se me angazhimin e videoarbitrit do të reduktoheshin përfundimisht polemikat mbi favoret dhe gabimet që për njerëz të këqij si unë që nga polemikat nxjerr bukën e gojës (thonë disa) puna do të më ishte bërë më e vogël. E kundërta ka ndodhur. Ajo është rritur. Natyra e tifozit italian, simpatitë tona që nuk njohin kufij si nga natyra njerëzore ashtu edhe nga ajo teknologjike.

Gabimi im ishte që nuk e nënvizova që goli i Mertens ndaj Atalantës nuk ishte i rregullt. Më kanë dërguar me dhjetëra imazhe, kontrolle të një serie me vija dhe ashtu si shumë edhe unë u binda se një lidhëse e belgut ishte më përpara se këpuca e mbrojtësit  të Atalantës.

Caressa (gazetar) më kishte nxjerrë edhe disa pamje 3D për të më treguar …boh, ndoshta ishte, ndoshta jo. Kritikët më të hidhur ishin natyrisht juventinët, por jam i sigurt se nëse atë gol do ta kishte shënuar Higuaìn, juventinët do ta kishin konsideruar të rregullt dhe napolitanët do të bërtisnin për “grabitje”.

Disa më konfirmojnë se pavarësisht disponimit të arbitrit Rizzoli mbi pozicionin jashtë lojë në përgjithësi do të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund të kampionatit, ashtu siç e kishte parashikuar Allegri. Ua thashë edhe në shtëpi se do të jem në punë për të paktën edhe 4 muaj.

Gjithmonë i vëmendshëm ish-arbitri Casarin që për golin e Mertens (i vlefshëm) dhe për atë të Hamsik (anuluar) ka shkruar: “Kur këto gabime të vogla bëheshin nga arbitra anësorë të zotë thuhej se ishin gabime njerëzore, por nga teknologjia presim që ato të zhduken”.

Një shembull. Atalanta-Napoli mund të përfundonte 0-0 ose 0-2 nëse nuk do kishim VAR, por me ndihmën e teknologjisë ajo përfundoi në 0-1 dhe Atalanta mund të ankohet për golin e parë në limitet e pozicionit jashtë loje.

©marrë nga Corriere dello Sport/ përgatiti LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *