• |
ide | kryesore

Catherine Zeta-Jones vjen si “bosja” e drogës, vrasëse dhe lesbike (VIDEO)

F1, Paparazzi



Catherine Zeta-Jones ka zgjedhur rolin e një shefe të drogës, e cila është lesbike dhe vrasëse, në filmin e Lifetime, “Cocaine Godmother”.Ajo  është paraqitur shumë seksi në filmin biografik për kriminelen e popullarizuar. Në xhirime nuk kanë munguar edhe skenat erotike me një femër me emrin Carolina, rolin e të cilës e luan aktorja norvegjeze, Jenny Pellicer. Shefja e drogës është e martuar dhe është nënë e katër djemve, mirëpo pasi takohet me Carolinan në një klub nate, nis lidhjen lesbike me të.

Nuk mungojnë edhe skenat kur karakteri i Catherine thith kokainë, teksa josh burrin e saj të parë, Alberto Bravo, rolin e të cilit e luan Juan Pablo Espinosa.  Blanco e ka marrë nofkën ‘Ndrikulla e kokainës’, pasi kishte transportuar kokainë nga Medellini në SHBA, përmes Miamit.Griselda është përshkruar si e dhunshme, shefe mendjemadhe e drogës, e cila e vriste këdo që e pengonte në rrugën e saj. Besohet se ajo ka urdhëruar vrasjen e më shumë se 200 njerëzve gjatë jetës së saj.

https://www.youtube.com/watch?v=oNDV6tuOF-Y



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *