Duket se çështja e ish-ministrit Tahiri do të zgjasë disa kohë para se të arrihet tek e vërteta. Hetimet për këtë çështje janë zgjatur me 3 muaj. Ky ka qenë venimi i Gjykatës së Krimeve të RëndaKy vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së Prokurorisë për të vijuar më tej hetimet, pasi afati 3-mujor i vendosur më herët ka përfunduar.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hetohet si i dyshuar për lidhjet me të akuzuarit Habilaj për trafik droge. Së fundmi, ish-ministrit iu rikthye pasaporta nga Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda. Por Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, duke i lejuar Saimir Tahirit të drejtën për të udhëtuar jashtë shtetit.