• |
ide | kryesore

Kush e pengon bashkimin me Kosovën? Rama fajëson Prishtinën për deklaratën e Majkos

Lajme, Të fundit



Deklarata e pak kohëve më parë e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko se bizneset e kufirit Kosovë-Shqipëri mbajnë peng heqjen e barrierave mes dy vendeve vazhdon të shkaktojë reagime. I pyetur për këtë deklaratë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” kryeministri Edi Rama tha se Majko kishte të drejtë.

“E ka thënë në gjuhën e duhur, kush ka vesh le të dëgjojë se për kë bëhet fjalë. Asaj që ka thënë Pandi nuk i heq asnjë presje, por nuk i bëj asnjë koment” – tha Rama, por kur u pyet çfarë po bëhet për të kapërcyer këtë problem ai e çoi “topin” e përgjegjësisë në Prishtinë.

“Duhen dy për të kërcyer tango. Faji në Prishtinë? Jo nuk thashë këtë (buzëqesh)” – e mbyll Rama.

I pyetur nëse gjatë takimeve me Vuçiç, ai ka kërkuar ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin e territoreve, Rama jep këtë përgjigje: “Presidenti i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare dhe po ashtu përshtypja ime është se ende nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare me një vendimmarrje përfundimtare për ta këputur me shpatë. Dëshirën dhe vullnetin e ka, por ende është në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare” – e mbyll Rama. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. nga nji mut si rama vetem mut pret.lloji i qelbesirave komuniste fatos klosi,majko,ruqi zgjodhen per kosov hajnat e vrasesit ramush e thaqi tash ne dy anet esht mut i madh.ku ke par qe ish komunistet ppsh,ps lpk,pdk ,vv te bejn shtet.tritol,vrases,kanabis po.

  2. Nqs ti Z.Rama nuk i heq asnje presje asaj qe ka thene Z.Majko, atehere pse e kalon fajin 100% te Kosova? Majko akuzoi bizneset e te dy paleve ,dhe jo vetem te Kosoves? Pra citoje Majkon sakte.Cila patate pengohet?Cila birre? etj etj E kosoves, Perpjekja per ta kalu fajin ne anen tjeter te kufirit, aq me teper kur me shume se gjysma e fajit eshte ne anen ku behet akuza, eshte perpjeke e keqe dhe percarese. Nqs ju pengon biznesi ju politikaneve ne Shqiperi apo edhe ketyre ne Kosove, per te hequr cdo barriere,atehere kush ju pengon per te marre vendime te tjera qe na bashkohjne me shume>Pse nuk bashkohet Ushtria,sporti,arsimi,kultura? Kush na pengon?Nqs bashkimin final nuk mund ta bejme tani ne keto momente,se nuk na lejojne,te pakten shume gjera mund te bejme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *