• |
ide | kryesore

Ngrihen dyshime për eshtrat e para të zbuluara në Tepelenë. Janë ushtarë grekë apo italianë?

Lajme, Të fundit



Që në ditën e parë të gërmimeve në fushën e fshatit Dragot të Tepelenës janë gjetur eshtrat e para të ushtarëve grekë. Të paktën kështu pretendon Ministria e Jashtme greke, e cila e publikuar në Twitter një foto dhe shkruan:

“Moment historik gjetja e parë e eshtrave të dy të rënëve grekë. Punimet nisën sot, në prani të një komiteti të përbashkët greko-shqiptar, nën një klimë emocionuese”.

Por pas publikimit të këtij lajmi, ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj, thotë se bëhet fjalë për varrin e një ushtari italian. Duke folur për politiko.al Demiraj shprehet se kjo kuptohet nga grada e korporalit (tetar), por edhe nga shkronjat e alfabetit latin në medaljon. Siaps tij pala greke vazhdon të pompojë historinë e gënjeshtrave sa i përket eshtrave të ushtarëve grekë.

Më herët politiko.al pas një verifikimi në databasën e ushtarëve italianë të rënë në Shqipëri, database e cila gjendet në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes italiane, zbuloi se gjatë në vitet 1940-1941,  në vendin tonë kanë rënë 8 ushtarë italianë që mbajnë mbiemrin Greco, sikundër shihet edhe në foton e eshtrave të publikuar sot. Kjo ngre dyshime nëse kemi të bëjmë me një ushtar italian apo një ushtar grek? Megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Në vendin ku po kryheshin gërmimet, mediat nuk janë lejuar të afrohen.

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. Kjo eshte nje teme qe duhet te preket e te diskutohet jo vetem nga gazetaret po dhe nga historianet dhe akademiket. Me sa di une greket luftuan me italianet e shqiptaret dhe shqiptaret nuk kane asnje shenje a memorial. Greket ishin pushtues dhe nuk ndjehem hic mire qe bejne memoriale ne shqiperi. Sa me te forte kufirin/gardhin me fqinje aq me shume intigritet ka. Per vete ndjehem i poshteruar si shqiptar ashtu sic ndjehen greket zoterinj ne raport me shqiptaret duke i lejuar vetes shume arrogance

  2. ky eshte kombi ilir me i vlefeshmi ne bote kombi qe respekton deshiren e cdo njerit i jep te drejten qe i takon me transparence ,seriozitet dhe urtesi duke i lene te gjith vetem me ate cfar i takon ,keta jane vlerat tona shprehja sinqeritetit ddrejtesise dhe vlerave shqiptare e thene dhe vepruar boterisht tani kemi te drejte reciprociteti ,qe edhe shqiptaret te bejne germime ne cameri per te gjetur eshtrat e eterve tane luftareve shqiptare figurave te njohura shqipe te historise shqiptare ne territoret etnike shqiptare si kolloketroni dhe gjith kapedanet trimat shqiptare qe rane deshmore ne mbrojtje te kombit grek dhe arvanitesve cameve etnik ne trojet e tyre per ti perkujtuar gjalleruar lejuar camet te kthehen ne trojet e tyre konfirmimin arvanitas si shqiptare ne trojet e tyre lejimin e krijimit te nje partie arvanitase shqiptare si perfaqesuesja etnitetit shqiptare came dhe me mbi njemil;ion shqiptare etnitet i sotem shqiptare qe punon dhe jeton ne greqi prej rreth 30vitesh si shenj transparence nderimi te drejte njerzore dhe nderkombetare sic e kemi bere dhe per migrantet grek qe erdhen ne shqiperi ne 46 dhe i pranuam duke i konfirmuar si etnitet me te drejta si cdo qytetare shqiptare tani e keni ju rrallen ashtu sic u treguam neve miq me ju te tregoheni dhe juve me kombin shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *