• |
ide | kryesore

Parodia, mediat ‘nën rrotat’ e Lali Erit (FOTO)

Kryesore, Lajme

Erion Veliaj i tërhoqi sërish në shtegun e propagandës së tij mediat në vend. Thjesht fakti që ai shkoi me biçikletë sot në zyrat e Kuvendit, u shndërrua në një lajm kombëtar. Të gjitha mediat e pasqyruan lajmin, që u servir me foto dhe tekst të gatshëm nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës, a thua kjo ishte një ngjarje e madhe. Pjesë e kësaj parodie ishin edhe mediat opozitare edhe ato pranë pushtetit. Lapsi.al bën një vëzhgim të vogël se si u pasqyrua ky ‘scoop’ në disa prej portaleve kryesore të vendit.

‘TiranaPost.al’ shkon më tej se gjithë të tjerët. Që në titull e krahason Erion Veliajn me Justin Trudeau, kryeministrin e Kanadasë. Vijon më tej elozhet teksa shkruan se kryebashkiaku i ka suprizuar të gjithë nga fakti që u paraqit me biçikletë për të firmosur një marrëveshje të rëndësishme.

‘Syri.net’ që nuk le socialist pa kritikuar, pavarësisht hierarkisë apo funksionit që ka, në titull thotë se ky është show i radhës nga kryebashkiaku i Tiranës, por më tej lajmin vijon sipas komunikatës që ka shpërndarë zyra e propagandës së Veliajt. Përmenden investimet e tij në korsitë e biçikletave dhe popullimi i kryeqytetit me rreth 4 mijë biçikleta të reja, të cilat mund të përdoren nga të gjithë kundrejt një bilete më të lirë sesa bileta e autobusit.

‘Shqiptarja.com’, botuesi i së cilës ka raporte shumë të afërta me kryebashkiakun e Tiranës, nuk ka sesi të zhgënjente as këtë herë. Lajmi është komplet komunikata e shpërndarë nga zyra e Veliajt, shoqëruar me fotot dhe mbase edhe me atë titull që kanë sugjeruar njerëzit e tij. Veliaj i surprizon të gjithë, thjesht sepse i ka hipur biçikletës…

‘BalkanWeb’ nuk bën asnjë përjashtim. Edhe ky portal është ‘nën rrotat’ e biçikletës së Lali Erit. Fjala ‘surprizë’ nuk i mugon titullit. Më tej vijon komplet komunikata e dalë nga zyra e Veliajt.

E njëjta gjë ndodh edhe me media të tjera; ‘Panorama’, ‘JavaNews.al’, ‘Dritare.net’, ‘GazetaTema.net’, ‘Mapo’ e deri tek ‘Koha Jone’ pranë LSI-së. Në unison ato orvaten të lartësojnë figurën e Veliajt si politikani që s’ka lidhje me jetën e luksit, makinat e shtrenjta apo vanitetin që të jep pushteti, pa thënë në fakt se e gjithë kjo është thjesht teatri i radhës nga kryebashkiaku i Tiranës.

©LAPSI.al 

 

13 Comments

  1. Me falniper pyetje Lapsi.al, po kush nga keto mediat me siper eshte media opozitare ? 😛

    te gjitha te pushteti amico, media opozitare as RD nuk eshte me, jo keto me lart.

  2. Me falniper pyetje Lapsi.al, po kush nga keto mediat me siper eshte media opozitare ? 😛

    te gjitha te pushteti amico, media opozitare as RD nuk eshte me, jo keto me lart.

  3. Plehra…duan ndonje leje ndertimi te pastrojne leket e te fitojne mbi popullin.

    Do vije nje kohe shume afer, kur dhe keta bagetia do te hapin syte… por sa kohe qe injoranca vijon te jete ne shumice ne popull, ec o Er mashtruesi, ec ne karrierre.. do te te vije dita dhe ty.

  4. Te gjithashtu keto media ne Shqiperi hapen bithesh para njerez e te zakonshem se keta krahasuar me ta,Jane élite,maja e civilizimit.Po krahasuar me médiat ne Moldavie,Burkina Faso spo Bangladesh keto Jane media kriminale,katunare dhe bordell.Habitem per nje fakt;pse ke pasar nevoje dhe frike per ketika Palo mediam

  5. Veliaj me apo pa biciklete rezulton se ka punuar dhe punon me mire nga gjithe kryebashkiaket e meparshem te Tiranes, ndersa ju jeni si ata qente e ndyre pa zot qe bridhni neper qytet dhe lehni mbasi nuk gjeni me ushqim ne kazanet e plehrave.

  6. Ky laper,lapidar I falsitetit Ben efekt te keto Palo media.Jo vetem qe Ben efekt,Po edhe ngazellehen me kete “gjetje” te plehut EV.Po si nuk e kuptoni more katunare gazetare see keté estrade e Ben me ra ne sy.Dhe ne fakt te ju bien shume ne s’y.Pune katunaresh.

  7. O palo shtyp. Po si nuk u shkon mendja te investigoni per paret e ketij Jevgut qe ka shit fiq? Ai del perdite ne tv dhe perdite nuk e sheh me nje veshje njesoj. Sikur minimumi $100 per veshje x365 dite bejne $36000 vetem veshjet. Them minimumi se vetem pulovri qe kishte veshur para nje jave kur priti Arbereshet ben $400 deri $500. Sa e ka rrogen ky?. Apo te kjo pjesa e veshjeve s’u vjen zeri se jeni te gjithe si putana qe pispilloseni cdo emision. Keta e bejne hajdutllikun ashiqare ju mereni i hypi a si hypi gomarit ky qe e ka pas mamin karieriste me leke dhe i beri dhe dy dasmat me leket e mamit. Hajt shnet.

  8. Po prandaj genjehen delet edhe jane te bindur qe Bq,,,, Erion po lodhet shume duke punaur per Tiranen. Ah Idiota a idiota, qe genjeheni nga ky qelbesira qe te vetmen pune ka regjisuren edhe akrimin per te mashtruar delet Tiranase apo edhe me gjere! Po do i vije dita edhe ketij zagarit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu