• |
ide | kryesore

Raporti/ 1% e të pasurve kapi 82% të të gjitha pasurive të krijuara në vitin 2017

Kryesore, Planet
pasuria.jpg



Më shumë se 8 dollarë për çdo 10 dollarë të pasurisë së krijuar vitin e kaluar shkuan për 1% të më të pasurve.  Kjo është ajo çfarë rezulton nga një raport i ri i Oxfam International, i cili vlerëson se 50% e popullsisë së botës nuk panë rritje të pasurisë. Oxfam thotë se trendi tregon se ekonomia globale është anuar në favor të të pasurive, duke shpërblyer të pasuritë në vend të punës.

“Bom-i” i miliarderëve nuk është një shenjë e një ekonomie të lulëzuar, por një simptomë e një sistemi të dështuar ekonomik”, tha ëinnie Byanyima, drejtore ekzekutive e Oxfam International. Kreu i grupit argumentoi se njerëzit që “bëjnë rrobat tona, ndërtojnë telefonat tanë dhe rrisin ushqimin” po shfrytëzohen për të pasuruar korporatat dhe super të pasurit. Studimi, i cili publikohet përpara Forumit Ekonomik Botëror në Davos, u prodhua duke përdorur të dhëna nga Regjistri i Pasurisë Globale të “Credit Suisse”.

Raporti gjithashtu nxjerr në pah efektet e dëmshme të pabarazisë gjinore me të dhëna që tregojnë se më shumë burra janë pronarë të tokave, të aksioneve dhe pasurive të tjera kapitale sesa gratë. Pabarazia në rritje ka qenë një temë e rëndësishme në Davos për vite me rradhë. Oxfam tha të hënën se është koha që elita globale të mos flasë për pabarazinë dhe të fillojë të ndryshojë mënyrat e saj.

“Është e vështirë të gjesh një udhëheqës politik apo biznesi i cili nuk thotë se ata janë të shqetësuar për pabarazinë. Është edhe më e vështirë për të gjetur një që po bën diçka për këtë”, tha Byanyima. “Shumë prej tyre në mënyrë aktive i bëjnë gjërat më keq duke rritur taksat dhe duke hequr të drejtat e punës”, shtoi ajo. Oxfam tha se qeveritë duhet të përqëndrohen në politikat që do të çonin drejt një shpërndarjeje më të drejtë të pasurisë dhe drejt përfocimit të të drejtave të punëtorëve.

Këto mund të përfshijnë futjen e pagës së jetesës, mbështetjen e sindikatave të punës dhe trajtimin e diskriminimit gjinor. Qeveritë gjithashtu duhet të trajtojnë shmangien e taksave dhe të vendosin kufizime mbi kthimet e aksioneve dhe pagës për ekzekutivin, tha Oxfam. Grupi argumenton se kompanitë nuk duhet të japin dividendë për aksionerët përveç nëse paguajnë punëtorët e tyre më mirë. Oxfam tha gjithashtu se politikat tatimore duhet të përdoren për të reduktuar pasurinë ekstreme. /CNN



5 Comments

  1. meshir drejtesi durim ndihmese jepni shpres njerezve ne nevoje dhe pergjithesi sepse jeta eshte sprove ,po sprovohemi por zgjuarsia eshte qe sproves ti marrim dobin thotë:

    un ,duk di shum kush qeveris dhe si qeveris , as kush eshte i pasur dhe as si e administroj ,por desha tiu kujtoj te gjitheve ,nje ngjarje te soteme ne rrethin e shkodres fshatin rrasek komuna postrib,me thot djali im i cili eshte migrant jasht shteti ne angli ,baba kam pare ne internet nje familje ne kete vend ,ku jeton nje plake me nje djal te semure ,me shtepi te shkatrruar merre ket shum leku dhe shko dhe blejau ushqime ,dhe coju ,shkova duke pyetur dhe e gjeta ,doli plaka cte shikoje nje ekstrem i paimagjinueshem nje plak qe mezi levizte mir nga vendi per moshen ,dha llash cfar kisha ,por mezi e shikoja ,me shkonin lot nga gjendja qe shikoja ne te,por cfar me tha ,zoteri mbbreme erdhen te elektrikut dhe me ,kputen dritat ,se skam me ca me i pagu ju luta te mos i kepusin por me tha me kan llan urdhur ,,ma shtoj me shum llimbjen ,mendova me vete ,kur nje shtet nuk ka gjendjen apo vullnetin te balancojne dhe mundesojne ,personat dhe familjet ne ekstrem te varferis ne menyre ligjore , ,pa ja lene ne dore meshires spontane ,,,dinie se zoti rriskun toke e zbret , per shkak te krijesave te pafajeshme te dobteve dhe te pa afteve ,dhe mundet qe kjo paftyresi padrejtesie dhe duke u bere te pameshirshem te fuqishmit ndaj te dobtit ,zoti mund tua kepusin rriskun apo cojne gaze te forteve ,sepse i pafajshmi po ti drejtohet zotit me lutje kunder te padrejteve mizor zoti lutjen e tyre nuk e kthen mbrapsht,ju ftoj te gjitheve me shum drejtesi ,ne ligje dhe veprime ,meshire dhe ndihmes ,me shum besim tek zoti sepse kjo dhe vetem kjo eshte dritarja gjallerise shpreses ,zgjilljeve shpetimit

  2. Ajo qe ka ndodhur eshte qe qeverisja pak a shume i eshte lene biznesit dhe jo shtetit. Kjo ka te miren e mobilizimit te klases punetore per te punuar, dhe te keqen e shfrytezimit te kesaj klase punetore ose mosmbrojtjes se pershtatshme per ata qe nuk mund te punojne. Ketu prodhohen edhe realitetet ekstreme, ku disa punetore punojne si kafshe ne kushte cnjerezore, disa femije apo pleq ngelin rrugeve ose neper institucione qe nuk kane aq fonde sa per t’u kujdesur per ta sic duhet, dhe njerez te tjere me probleme fizike apo mendore perfundojne pa shtepi e katandi ne dore te meshires. Nderkohe, te pasurit ndodhen vazhdimisht nen presionin e investimit dhe riinvestimit te kapitalit te tyre, here me humbje e here me fitime, dhe sigurisht qe shpesh here edhe bien pre e veseve shkaterrimtare te cilat krijojne pakenaqesi ose vuajtje artificiale qe normalisht nuk do duhet pse t’i kishin. Tendenca per perfeksion apo superioritet i prodhon mjaftueshem kokecarje e dhimbje gjithashtu. Si perfundim, dinamika e ekstremeve nuk ndihmon askend. Njerezimi kishte hall se komunizmi ishte shume utopik dhe te joefikas, por cmimin e efikasitetit nuk eshte se po e perballon dot pa evituar kafsherine. Mbase kur i futen rruges se percaktimit te sistemeve, gjeja e pare qe duhet te bejne eshte te percaktojne nese sistemi eshte i dizenjuar per kafshe apo per njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *