• |
ide | kryesore

Aeroporti i Vlorës, del marrëveshja e qeverisë shqiptare me njeriun e Erdogan

Lajme, Të fundit



Qeveria ka hartuar me shpejtësi një projektligj, i cili autorizon ministrinë e Financave dhe atë të Infrastrukturës të nisin negociatat me konsorciumin turk që ka paraqitur ofertë për ndërtimin e aerportit të Vlorës.
Top Channel ka mësuar se brenda pak ditësh drafti do të miratohet në këshillin e Ministrave dhe më pas do të kalojë në parlament

Por cfarë përmban oferta e konsorciumit turk? Sipas propozimit, tre kompanitë turke do të investojnë rreth 100 milionë euro për të ndërtuar aeroportin. Në këmbim ato do të kenë të drejtën e operimit të tij për një periudhë disavjeccare, e cila do të përcaktohet gjatë negociatave.

Por edhe pse do të paguajnë paratë e ndërtimit, riskun e biznesit nuk do ta kenë kompanitë private, por buxheti i shtetit. Top channel ka mësuar se qeveria do i garantojë konsoricumit privat, një nivel dysheme të ardhurash vjetore, sipas një formule koncesioni të ngjashme me atë të mirëmbajtjes së rrugës durrës kukës.

Nëse kjo e ardhur nuk arrihet nga shfrytëzimi i aeroportit, atëherë qeveria i paguan kompanive private diferencën nga buxheti i shtetit. Synimi i qeverisë është që ndërtimi i aeroportit të nisë sa më parë, mundësisht brenda majit të këtij viti. Kjo për dy arsye. Së pari që vepra të përfundojë sa më shpejt, dhe qeveria të marrë përfitimet politike para publikut për një premtim të realizuar. Ndërsa arsyeja e dytë ka lidhje me ekonominë.

Viti 2018 është pika ku dy projektet madhore gazsjellësi tap dhe kaskada e devollit nisin të ulin investimet. FMN dhe Banka Botërore kanë paralajmëruar se kjo mund të godasë rritjen ekonomike. Ndaj qeveria shpreson që përmes aeroportit, por edhe disa projekteve të tjera me koncesion të mbajë të lartë ritmin e investimeve në ekonomi.



2 Comments

  1. Medemek kontakti per Aeroportin e Kukësit eshte nje gënjeshtër ne ditën per diell. Konsorciumi Turk ka shume gjasa qe te kete vene si kusht MOS-HAPJEN e aeroportit tè Kukësit si kusht per investimin ne Vlore. Aeroporti i Kukësit do ta konkurronte denjesisht Prishtinen ku Turqit jane pronarë dhe kjo eshte aresyeja e moshapjes se tij duke sajuar lloj lloj mashtrimesh gjoja shkas teknike. Erdogan don te monopolizoje hapesiren ajrore shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *