• |
ide | kryesore

INCENERATORI/ Monika Kryemadhi niset me protestuesit drejt impiantit të plehrave, Basha denoncon nga Tirana

Lajme, Të fundit



Partitë e opozitës kanë mbështetur banorët e fshatit Vërri në Fier, që u rrahën dhe arrestuan nga policia, sepse protestuan kundër ngritjes së inceneratorit pranë shtëpive të tyre.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u nis për të qenë pranë banorëve të fshatit për t’u ofruar mbështetjen e LSI dhe konsulencë juridike për të ndalur ndërtimin e inceneratorit.

“Po importojnë plehra nga jashtë, na keni në dispozicion. Inceneratori dëmton tokën bujqësore”, i tha Kryemadhi banorëve të Vërrisë.

Menjëherë pas takimit të shkurtër me banorët, Kryemadhi është nisur së bashku me protestuesit në këmbë drejt vendit ku do të ndërtohet inceneratori. Kryemadhi qëndron në krye të banorëve, ndërsa janë rreth 2 kilometra rrugë deri në impiantin e plehrave.

Ndërkohë Lulzim Basha e denoncoi këtë rast në një takim që pati me demokratët e Tiranës.

“Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall. Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gje dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri,”– tha Basha.

Basha foli nga Tirana edhe për rastin e ARMO-s, duke e quajtur modelin e korrupsionit flagrant të Edi Ramës, duke e quajtur videokonferencën si “mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve”.

“50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre,”– u shpreh Basha.

Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protest si rruga e vetme për t’i dhënë vetes mundësinë për t’u drejtuar nga një qeveri që prioritet ka qytetarët dhe jo hajdutët e kriminelët.

“Kini besim tek forca juaj. Ky ishte futur në bunker që sot, nga 1200 naftëtarë, imagjinoni 12 mijë, 120 mijë protestues në shesh. Kjo është! Pra, forca e protestës, mesazhi i protestës është, pjesëmarrja. Dhe mesazhi është ky: Nuk je më kryeministër!”- theksoi Basha.



1 Comment

  1. Degjova qe ne komunikim me RAMEN, keta protestues i thane qe, ne skemi pune me qeverrine, ne dum parate e rrogat,,,, Pra problemin keta demostrues se paskan me qeverine, e protestojne,,Kunder kujt?Ata e kushdo qe protesto ne rradhe te pare protesto kondra qeverise, sepse aishte ky KM qe i premtoie i genjeu> ? Por a eshte po ky qe po i genjen e sorollat e biles poi tall? E ata nuk na paskan pune me qeverine..Jepuani voten shtypesve e u thoni baba. Ore njerez: kur juhahen e shtypen te drejtat, Jo qeveri, por ska perendi te mbaj popullin. kur eshte me te drejtat etija. Qeverite ikine vijne populli mbetet, andaj qendroni, luftoni per realizimin e te drejtave tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *