• |
ide | kryesore

Kapet një gomone plot me kanabis në Vlorë, por skafistët…

Lajme, Të fundit



Një gomone e mbushur me kanabis u sekuestrua nga policia mbrëmjen e sotme. Drejtoria e Policisë së Vlorës njoftoi një operacion në bashkëpunim me policinë kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza. Gomonia u zbulua disa milje larg ujërave ndërkufitare.

Ajo ishte rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det. Policia thotë se po transporton lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Nuk dihen rrethanat por skafistët kanë mundur të shpëtojnë dhe policia thotë se është në ndjekje të tyre. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *