• |
ide | kryesore

Monika: Nuk doja të bëhesha kryetare e LSI, por Vasili dhe Meta…

Lajme, Të fundit



Monika Kryemadhi ka bërë për herë të parë një rrëfim për mënyrën se si ajo u ngjit pas zgjedhjeve në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo erdhi në krye të saj pas zgjedhjeve dhe kalimit të partisë në opozitë. Kujtojmë që partia pas largimit të Ilir Metës u drejtua nga Petrit Vasili.

E ftuar në studion e gazetarit Artur Zheji, Kryemadhi tha se ka qenë vetë Vasili ai që ia ka propozuar marrjen e postit të kryetarit të partisë. “Ishte vetë Vasili që erdhi dhe më tha “tani duhet ta marrësh ti drejtimin”. Unë nuk doja të bëhesha kryetare. Kisha atë idenë se Meta dok të më ndërhynte, por bashkë me Ilirin dhe Petritin bëmë marrëveshjen për të parë secili punën e tij” – tha Kryemadhi.

Gazetarëve në studio iu duk e pabesueshme që vetë Vasili të ketë propozuar largimin e tij si kryetar, por kryemadhi ua ktheu: “Ju nuk e njihni pragmatizmin e zotit Vasili. Pini një kafe me të dhe do të mësoni shumë gjëra”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *