• |
ide | kryesore

Ndalohet mësimi i Shqipes në një shkollë të Kretës, shkak vendosja e flamurit grek pranë atij shqiptar

Lajme, Të fundit



Vendosja e flamurit grek përkrah atij shqiptar bëhet shkak për ndalimin e mësimit të gjuhës shqipe në Kretë. Ky ka qenë vendimi i prindërve dhe nxënësve n këtë ishull, pasi gjatë një ceremonie në shkollë të dy flamujt janë vënë përkrah njëri-tjetrit. Çdo të diel, fëmijë shqiptarë mësonin gjuhën shqipe në këtë shkollë. Ndërohë, kësaj ngjarje i ka dhënë jehonë televizione grek SKAI duke treguar edhe reagimet ekstreme të prindërve grekë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në gjimnazin nr. 1, në qytetin Chania, ku ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë. Prindërit dhe nxënësit grekë u irrituan kur panë se në ceremoninë përkatëse, krahas flamurit grek ishte shpalosur edhe një flamur kombëtar shqiptar.

Drejtori i shkollës, duke folur për mediat lokale tha se vendimi ishte marrë sipas të gjitha rregullave, pas kërkesës së përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Chania, por vetë prindërit dhe nxënësit janë kundërpërgjigjur duke deklaruar se akti i tyre nuk bëhet kundër mësimit të gjuhës shqipe, po për faktin se flamuri grek ishte hequr nga shtiza dhe ishte vendosur mbrapsht krahas flamurit shqiptar. Bashkia e qytetit po kërkon një mjedis tjetër për mësimin e gjuhës shqipe.

 



1 Comment

  1. me vjen keq por edhe une ne te njejten menyre do te veproja. Nese ne nje shkolle shqipe ku legalisht do te lejohej te mesohet edhe greqisht do te shikoja flamurin shqiptar te hequr nga shtiza dhe te vendosur mbrapsh krahas flamurit grek .. te njejtin reagim do te kisha.

    A do te ishte reagim i egzagjiruar ?? PO.. Do te ishte reagim i egzagjiruar , por mos harrojme se ne jemi ballkanas dhe ndjeshmeria ndaj ketyre gjerave ne dukje pa rendesi eshte shume e thelle.
    Une mendoj se ata qe organizuan kete eveniment bene nje gafe te madhe e cila tani ju jep shkas medjave greke ( kazanit grek) ta trajtojne si ceshtje midis dy kombesive ….. kur vete prindrit e nxenesve e kane thene troc qe asgje nuk kane kundra mesimit te gjuhes shqipe ne ate shkolle..
    KAZAN MEDIATIK NUK KA VETEM NE SHQIPERI …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *