• |
ide | kryesore

Vrapi jetë a vdekje për në kufi, zbulohet çfarë fshihte ushtari koreano-verior

F1, Planet

Ushtari i Koresë së Veriut, i cili u filmua në nëntor teksa po kalonte kufirin për në jug nën breshërinë e plumbave, pranoi para autoriteteve të Koresë së Jugut se kishte kryer një vrasje.

Zyrtarët e Koresë së Jugut nuk pranuan të japin komente lidhur me ngjarjen, duke theksuar se marrja në pyetje e ushtarit 24-vjeçar koreano-verior nuk kishte përfunduar ende.


Ushtari, në tentativë për të kaluar kufirin, zuri tituj të parë lajmësh në mbarë botën. Pamjet që shihni më poshtë tregojnë si 24-vjeçari ecte me makinë në kufirin e fshatit të armëpushimit të quajtur Panmunjom, në zonën e demilitarizuar, para se të dilte nga makina pasi ajo i ngeci dhe nuk lëviste më, kur ushtarët e tjerë qëllonin drejt tij për t’a vrarë. Ishin ushtarët e Koresë së Jugut ata që e tërhoqën të riun drejt kufirit jugor, ku më pas ai u dërgua në spital.

Mrekullisht ai i shpëtoi plagëve të marra nga plumbat. Që nga fundi i nëntorit e deri tani, ushtari ka qenë i shtruar në spital në Korenë e Jugut. Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, ende nuk është vendosur nëse ai do të transferohet apo jo në një qendër rehabilitimi për të arratisurit nga Koreja e Veriut.

Teknikisht, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë në luftë. Mes këtyre dy vendeve nuk ekziston traktati i ekstradimit.

©LAPSI.AL 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu