• |
ide | kryesore

Nis Vettingu edhe në Prokurorinë e Përgjithshme, 3 prokurorë kalojnë në ‘sitë’ për verifikim

Lajme, Të fundit



Viti 2018 duket se do të jetë viti i fillimit të procesit të Vettingut. Kështu, ky proces ka nisur edhe te Prokuroria e Përgjithshme. Ka qenë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cili hodhi këtë të martë shortin në organin qendror të akuzës për efekt të procesit të Vettingut. Nga shorti janë përzgjedhur 15 dosje për tre prokuroret e Prokurorisë së Përgjithshme,  Arqile Koçaj, Artur Selmani dhe Sokol Stojani.

Dy nga emrat, Arqile Koçaj dhe Artur Selami kanë qenë kandidatë për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, detyrë në të cilën u zgjodh prokurorja e Shkodrës, Arta Markum në jë seancë plenare mjaft të tensionuar. Arqile Koçaj u emërua nga Marku Drejtor i Njësisë së Dekriminalizimit në institucionin qendror të akuzës, në vend të Rovena Gashit, e cila u shkarkua nga Arta Marku. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *