• |
ide | kryesore

Panairi i madh i edukimit, dy ditë në hotel Rogner

Lajme, Të fundit



Për të gjithë ata të rinj që kanë dëshirë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Cambridge, Londër, Cardiff, Birmingham, Rochester, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hollandë dhe Suedi. Do të organizohet një panair i veçantë për gjatë dy ditëve në hotel Rogner.

Gjatë këtij panairi do të paraqiten të dhëna dhe informacione të plota për mundësitë e studimit nga shkollat më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar. Studentët do të kenë mundësinë të shikojnë çdo ofertë si dhe të flasin nga afër me menaxherët dhe pedagogët e ardhur nga Anglia.

Për studentët që kanë rezultate të shkëlqyera në mësime dhe njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, ofrohen edhe bursa.

Panairi do të zhvillohet në Hotel Rogner me datën 25 dhe 26 Janar 2018 nga ora 11:00 deri 18:00. Të gjithë ata që duan informacione shtesë, mund të kontaktojnë në telefon: 06 999 555 86 ose në email: [email protected].



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *