• |
ide | kryesore

Protesta kundër gërmimeve për varret greke, nisin procedimet penale

Lajme



Dy persona që po protestonin kundër gërmimeve për varret e ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës, u proceduan penalisht.

Sipas policisë, procedimi nisi për 56-vjeçarin E.J. dhe 68-vjeçarin M.K.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Aktivistët thanë dje se me gërmimet, po shkelet ligji i reprocitetit ndërmjet dy vendeve, pasi grekët vijnë me pretendimin se tokat në jug janë pronë e tyre. Në varret ku po gërmohet aktivistët thonë se nuk ka asnjë eshtër të ushtarëve grekë, dhe se e gjitha bëhet për pretendime territoriale. Dje janë shënuar edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *