• |
ide | kryesore

Reagon PD për hedhjen e shortit për KLGJ dhe KLP: Proces i korruptuar politikisht, të afërt me Ramën

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në një dalje për mediat, deputetët e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi, kanë theksuar rëndësinë e një procesi të pastër, në mënyrë që të mos kapet drejtësia. Sipas tyre, procesi i djeshëm për KLGJ dhe KLP ka treguar se deri më tani ka qenë një proces i korruptuar. Bylykbashi tha se “moskapja e sistemit të drejtësisë është me rëndësi për shqiptarët”. Po ashtu ai shtoi se kandidaturat janë në kundërshtim me ligjet dhe procedurat, si dhe janë të kontrolluar nga Rama.

Kandidatura në KLGJ/KLP me afilacion të pastër politik, në shumicën e tyre janë në kundërshtim me kriteret e Kushtetutës dhe ligjit, disa janë të skualifikuar nga ONM. PD nuk kishte dyshim se 10 emrat jo vetëm do te ishin të afërt me kryeministrin Rama, por me probleme të renda me ligjin dhe Kushtetutën, rrjeshimisht e papranueshme. Procesi është i delegjitimuar dhe parlamenti nuk mund të miratojë këtë listë të deligjitimuar. Shkeljet ligjore dhe kushtetuese për kriteret e kandidatëve e bëjnë listën të pavlefshme.”, – tha Bylykbashi.



1 Comment

  1. Komentetjane mbi informacionin tuaj, qe vlejne per te na informuar realisht, mos na frenoni na eshte mbushur kupa. thotë:

    Ore nuk e keni kuptuarse ketu ne maxhorance eshte ;;PRTIA E PARA.. e c; doni me e kane thene e kane bereZakonin e ujqerve komuniste eshte veshtire per tua hequr, por vetem nje mundesi ka populli tishporri qe te shpetoi per rrugen e drejte demokratike. Deri ketu ka qene mjaftueshem durimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *