• |
ide | kryesore

Tërmet 8 ballë në Alaskë, alarm për cunami në SHBA

Planet



Në SHBA, Qendra Kombëtare për Paralajmërimet e Cunameve lëshoi alarmin pas një tërmeti 8 ballë të shkallës Richter që goditi bregdetin e Alaskës.

Sipas Institutit Gjeologjit amerikan, tërmeti e ka epiqendrën rreth 300 kilometra në juglindje të ishullit Kodiak, në një thellësi prej 10 kilometrash. Njerëzve u është kërkuar të gjejnë strehim në zona më të larta.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA tha se alarmi është në fuqi për zonat që përfshijnë Kaliforninë, brigjet e Kolumbisë Britanike dhe Alaskën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *