• |
ide | kryesore

Varrezat greke, çamët protestojnë para Ministrisë së Jashtme, ndezin qirinj poshtë zyrës së Bushatit (FOTO)

Lajme, Të fundit



Aktivistë të shoqatës ‘Çamëria’ dhe Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë protestuar sot në mbrëmje përballë Ministrisë së Jashtme. Ata mbajnë në duar pankarata ku shkruhet ‘Respekt për të rënët çamë’, ‘Çamëria është gjallë’ etj. I pranishëm në protestë është dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Protesta vjen dy ditë pasi në jug të vendit kanë nisur gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë. PDIU ka kërkuar reciprocitet, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri, pa u ndërtuar varreza të ngjashme dhe në Greqi, çamët e masakruar nga shteti grek i kohës. Më poshtë foto nga protesta.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *