• |
ide | kryesore

Vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviç, zbulohet një i dyshuar për krimin

Lajme, Të fundit



Vrasja e Oliver Ivanoviçit ka mundur të jetë kryer nga grupi i Milan Radojçiç, i cili ka raporte të mira me strukturat udhëheqëse të Serbisë. Ivanoviç kishte qëlluar disa herë mbi të ndërkohë që makina e tij “Opel” me të cilën ishte larguar dhe e cila ishte gjetur e djegur më pas, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Millan Radojçiç dhe të grupit të tij.

Dy ditë para vrasjes së Ivanoviç, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, ishin në zyrën e Milanit. Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviç kishte deklaruar se personi që vrau Oliverin, mori urdhër nga Milan Radojçiç dhe grupi i tij. Po ashtu, thuhet se më 27 korrik të vitit 2017, kur kandidatura e Oliver Ivanoviç për kryetar të Mitrovicës Veriore ishte bërë zyrtare, Milan Radojçiç kishte deklaruar se ai do t’i fillojë kërcënimet karshi tij dhe se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë.

Kjo pasi, Ivanoviç ishte i padëshiruar nga shteti serb, pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirë të serbëve të Kosovës. Ndërkaq, më 28 shtator të vitit 2017, automjeti privat i Ivanoviç ishte kallur si kërcënim direkt ndaj tij dhe kandidaturës së tij për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore. Oliver Ivanoviç është vrarë më 16 janar të këtij viti rreth orës 8:00 derisa po hynte në selinë e partisë së tij. Vrasja e tij ka shkaktuar reagime të shumë në Kosovë dhe jashtë saj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *