• |
ide | kryesore

Aeroporti që do të ndërtojë njeriu i Erdogan në Vlorë, Gjiknuri: Do jetë më i madh se ai i Rinasit

Lajme, Të fundit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri gjatë një konference për shtyp dha më shumë detaje rreth aeroportit të ri që pritet të ndërtohet në Vlorë. Sipas tij për këtë investim janë të interesuara tre kompani turke, shumë të njohura që po punojnë edhe në aeroportin e Stambollit. Sipas tij aeroporti i Vlorës do të jetë edhe më i madh se aeroporti i Rinasit. 

Ky investim ka një ofertë prej 100 milion euro dhe do të jetë tërësisht privat, pa asnjë investim nga shteti. Gjithashtu po përfundojmë edhe studimin e fizibiliteti të aeroportit të Sarandës, i cili së bashku me aeroportin e Vlorës do të jetë një investim tepër i madh për zonën e Jugut”, u shpreh ministri Damian Gjiknuri. 

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga një prej kompanive të afërta me presidentin turk Erdogan. 

©LAPSI.al 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu