• |
ide | kryesore

Armët kimike në Siri/ SHBA-Rusi përplasen në OKB

Planet



Rasti i kësaj jave, i përdorimit të armëve kimike në Siri, ka rikthyer përplasjet SHBA-Rusi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadorja amerikane akuzoi Moskën se po bllokon hetimet për të mbrojtur regjimin aleat të Bashar al-Asadit, të cilin perëndimi e fajëson për këto sulme.

Nuk është rastësi që sulmi me gaz klorinë i kësaj jave ndodhi pikërisht në një zonë ku regjimi i Asadit po përpiqet të marrë ushtarakisht kontrollin. Dimë edhe përdorimin e metodave brutale nga ky regjim, kur kërkon të rimarrë teritorre. Por Rusia kurrë nuk e ka kritikuar”, tha Nikki Haley, ambasadorja amerikane në OKB.

Ndërsa ambasadori rus, Vasily Nebenzya, u kundërpërgjigj: “Gjatë çdo hetimi që keni bërë deri më sot, keni hedhur akuza pa asnjë dyshim ndaj qeverisë siriane. Pra ju jeni edhe gjykatës edhe akuzues.”

21 persona shfaqën probleme me frymëmarrjen të hënën në lindje të qytetit Guta, ku aktivistët thanë se ishin përdorur armë kimike gjatë betejës mes forcave qeveritare dhe rebelëve. Prej 2012-ës deri më sot përllogariten mbi 130 raste të përdorimit të armëve kimike në konfliktin sirian, të ndaluara rreptësisht nga konventat ndërkombëtare, e që kanë vrarë mijëra civilë. Rusia vendosur veton në të kaluarën kundër hetimeve për këto raste, pasi akuzon perëndimin se kërkon shpalljen fajtor në mënyrë të njëanshme të regjimit të Bashar al-Asadit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *