• |
ide | kryesore

Basha nga Shkodra fton qytetarët: Ejani të mundim mallkimin se Shqipëria nuk bëhet

Lajme, Të fundit



Shkodra, bastioni historik i të djathtës, do të jetë të prijë protestën opozitare. Kreu i Partisë Demokratike gjatë një takimi me strukturat e partisë në kryeqendrën e veriut tha se shkodranët do të jenë në krye të protestës së 27 Janarit.

Basha tha se arsyeja kryesore e shqiptarëve për të protestuar është braktisja që u ka bërë qeveria këto 5 vjet, gjatë të cilave gjendja ekonomike e shumicës absolute të familjeve është përkeqësuar. Kreu i opozitës theksoi se shkaku kryesor për gjendjen e mjeruar në vend është qeverisja nga një grup njerëzish që pushtetin e blenë me paratë, e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Qeveria e paligjshme nuk ka për t’i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve. Nuk i rezistoi dot diktatura e jo më t’i rezistojë Edi Rama, ky frikacak që e mbyllën 1200 naftëtarë në bunker. Çfarë do t’i bëjnë 12 mijë shkodranë, 120 mijë shqiptarë të bashkuar në sheshin e protestës më 27 janar? Do t’i thonë se koha jote ka marrë fund! E vërteta është ai prindi në Laprakë që kishte shitur gjakun e trupit të tij për të ushqyer dy djemtë. E vërteta janë qindra, mijëra pensionistë që pasi paguajnë faturën e kripur të dritave dhe të ujit, nuk u ngelen lekë për ilaçe. E vërteta janë qindra, mijëra të rinj të talentuar, të zgjuar, që nuk studiojnë dot, sepse prindërit nuk paguajnë dot tarifat e dyfishuara.” – tha Basha.



1 Comment

  1. shqiperia behet ,por me ulleheqes te drejte vlerave ,por kurre me ideologji dhe ,nje klas politike si kjo ,e korruptuar dhe asnjehere smbajti premtimin qe tha ndryshimet si eshte dhe si mundt te behet ,kush ka drejtuar drejton dhe kush meritojne te drejtojne per ta bere sic duhet ndryshimi eshte si nata me diten si i vdekuri me te gjallin,tani populli u mesua dhe gjerat din ti dalloje te miren nga ,e keqa edhe femia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *