• |
ide | kryesore

FOTO/ Pse Rama nuk i veshi atletet Adidas në samitin e Davosit

Lajme, Të fundit



Atletet Adidas u bënë të pandashme nga kryeministri Edi Rama. Prej tyre, jo pak herë ai u bë kryelajm edhe në mediat ndërkombëtare, kur protokolli nuk i kishte dhënë ndodnjë rol të rëndësishëm në samite rajonalë apo ndërkombëtarë. I tillë ishte samiti i Triestes ku kreu i qeverisë shqiptare falë atleteve të bardha “të kombinuara” me kostum të zi bëri xhiron e medieve vendase dhe jo vetëm pavarësisht se në samit nuk kishte asnjë rol të qenësishëm.

Kjo pasi në atë samit ishin të tjerë ata që do të dilnin në krah të kancelares Angela Merkel.

Atletet e tij të bardha i bënë përshtypje edhe presidentit francez Emanuel Makron për të cilin Rama tha se i kishte dhuruar një palë.

Por në samitin e kartës së Adriatikut që u zhvillua në Malin e Zi në 3 gusht të një viti më parë ndodhi diçka e çuditshme. Kryeministri Rama mungoi në foton zyrtare të bërë me zv.Presidentin amerikan Mike Pence.

Këtë mungesë të Ramës, ish-kryeministri Sali Berisha e argumentoi për shkak të atleteve të tij të bardha. Berisha shkroi se kryeministri Edi Rama u përjashtua nga fotoja pasi theu protokollin.

Në nisje të kësaj jave kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi drejt Davosit të Zvicrës ku po mbahet forumi ekonomik i liderëve botërorë. Për çudi Rama mban të veshuar një palë këpucë të zeza dhe atletet Adidas i ka lënë në Surrel.

Dikush e argumentoi këtë me borën e madhe që ka rënë në Davos, por kjo duket e pabesueshme sepse këmba e kryeministrit shqiptar pritet të shkelë vetëm në makinë dhe tapet. A është kjo një shenjë se ish-basketbollisti po heq dorë nga atletet? Mbetet për të parë. ©LAPSI.al

https://youtu.be/NnhBDkNHQjs



1 Comment

  1. PO breket te cfare prodhimi i ka,me siguri duhet pyetur ne media se c’fare ngjyre duhen breket dhe ndonje gje tjeter…merruni me koken dhe kapelen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *