• |
ide | kryesore

(FOTO) Si është paralizuar Parisi nga shirat e dendur

Planet



Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Sena për shkak të shirave të dendura në Paris, janë mbyllur disa stacione trenash në periferi dhe ato në mes të kryeqytetit.

Sipas autoriteteve, këto masa ekstreme janë marrë për të parandaluar më të keqen. Lumi Sena arriti në nivelin 6 metra. Shkak janë bërë shirat e dendur që vazhdojn prej disa ditësh në Francë.

Forcat e ushtrisë po ndihmojnë njerëzit të evakuohen nga qendrat e përmbytura, si Villeneuve-Saint-Georges.

Muzeu i Luvrit dhe Orsay, ashtu si në 2016, i kanë spostuar veprat e tyre në katet më të larta të ndërtesës për ti ruajtur në rast përmbytjeje. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *