Në një intervistë për mediat serbe dhënë gjatë qëndrimit në samitin e Davosit në Zvicër, kryeministri Rama është provokuar nga gazetari i cili u shpreh se Serbia është më pranë BE-së se Shqipëria. Rama nuk e ka mohuar këtë duke e konsideruar një “garë të dobishme”, por ka kujtuar se Beogradi duhet të njohë Kosovën.
“Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara. Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi. Po. Ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën” – tha Rama.
Rama është pyetur edhe mbi fjalimin që pritet të mbajë presidenti amerikan Donald Tramp në këtë samit.
Po. Po pres me kuriozitet të dëgjoj Presidentin dhe jam shumë shpresëplotë që, përsëri, ajo çfarë thashë për Europën është e njëjtë për SHBA-në, janë dy aleatët e mëdhenj strategjikë të Shqipërisë, por janë dy faktorë të mëdhenj, unë mendoj, në të gjithë rajonin. Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë” – tha Rama.
Mendim afersisht imire, atje duhet te shkojme, por jo me z zlu por me SHBAne, pa pazare,dallavere alla shqiptarce te E, RAMES,te kesaj gjendjekaosi ekonomik, juridik, politik.Ka burra e politikaneme shqiptare nga ky figurant, hipmatizues per mashtrimet, kopuklleqet qe ka bere.Ne EUROPE, dhe me SHBANe SHQIPERIA doshkoi edhe pa E, RAMEN,kjo eshte e sigurteFotografite, e pikturat surealiste te ketij HAJNI ebene punene mashtrimit,, sot eshte koha e realitetit, per te ecurme sinqerisht drejt demokracive boterore.KUR do ta kuptoi kyfluturaksonambul i politikesfantazem i popullit tone?……..VETEM KUR TE SHPORRET.
Or palle gamori Rama eshte I zgjedhur me voten e socialisteve dhe mund ti rruani hajdarmalluten ne 27.
O i paemer ai nuk ka mallut fare, veçsse ne e zevendesofte me ty!
O i paemer ai nuk ka mallut fare, veçsse ne e zevendesofte me ty! Ps: Mos tu thuash je fjale te vertete per qenin edver se nuk e publikoni asgje o, krunde te basifondeve njerzore!!!